“Nuk dilja përjashta, sepse kisha frikë. Dilja ose me mamin, ose me dikë tjetër, sepse mendoja se do më dilte para. Pasi u martova prapë, më vinte te shtëpia e burrit të dytë. Unë rrija brenda, sepse kisha frikë.
Të gjithë e kishin marrë vesh. Më pas ai gjeti kontakte me ish-kunatën time. I dërgoi fotot. I ka shkuar babit te shtëpia dhe ai më erdhi e më tha se çfarë ishin këto gjëra.
Thoja më mirë ta mbaj vetë atë barrë sesa t’ja shtoj familjes por ndodhi si ndodhi. Kam katër vite pa shkuar në fshat, nuk e dija çfarë ndodhte. Ka kërcënuar edhe motrat e tjera, mi niste bisedat. Më thoshte ma bëj këtë motrën, i thoja ke punë me mua jo me familjen. Më ka nisur foto me armë te dera e shtëpisë sime. Detyrohesha të kthehesha prap. Të gjitha provat i kam në telefonin që më ka marrë ai prej dore. Nuk ia kam nisur askujt, më vinte turp. Jetoj vetëm me vajzën.
Çdo gjëje u dal unë përballë, jo familja ime. Familjes sime i kërkoj shumë falje për këtë gjë që kam bvërë. Dua ti shoh mirë dhe ti shoh dhe njëherë të lirë. Unë jam shkaktare për këtë gjë. Vajzën time nuk e kanë takuar, vetëm kur ka qenë shumë e vogël.
Kam tentuar të vras veten, vajza ime 5 vjeçe më tha mami nuk je vetëm.”/kb