Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Demalia

Fort i (pa) nderuari doc/prof Sali Berisha! Duke menduar se mund të denigroni një njeri të lirë.

Pse i gjithë ky mllef? Pse ky shqetësim? Çështë ky panik që u ka kapur doktor Berisha? Sa i lodhur jeni. Hiq e vërë maska dje në komunizëm , shoku sekretar i organizatës bazë të partisë. Vērë i ndrro maska në gjoja demokracinë që solle tij me soje soje tipash që t’u bashkuan me bekimin tënd. Tani je në fund. Retorika të ēshtë bërë bajate. Ata që të vijnë rrotull janë një hordhi që të dalin në ëndërr , se cili prej tyre është Bruti.

Oh plak i lodhur, ti tani as hijen tēnde nuk e tërheq dotë…pesha e zullumeve nuk është thjesht non-grata, është diçka tjetēr, më e rëndë. Dole nga historia si limon i shtrydhur. Liria është atributi i atyre që ushqehen dhe besojnë te liria. Ti nuk je dhe nuk ke qenë kurrë i tillë. Je thjesht produkt dhe vegël e autoritarizmit. Fryma Otomane brenda teje të ka krijuar natën e aluçinacioneve , ashtu si Macbethit. Më dhimsesh o i mjerë. Si u katandise. Pas krahëve të shajnë edhe të tutë.

Nuk është Ilir Demalia problemi yt! Eshtë historia jote e njollosur e cila nuk korrigjohet. Atje në Amerikë kemi një gazetar dhe filozof, Fared Zakaria quhet. Ai shkruan në librin e tij me titullin e bukur: E ardhmja e Lirisë. ” Askush nuk mund ta fshehi të kaluarën e tij”

Kjo ty të djeg, të pērvëlon, da ta fshehësh, retushosh, do tē vdesesh si hero…por nuk je i tillë, as ke qenë hero.

Ndaj strehohu në heshtjen tënde dhe mos e lodh mendjen e luajtur vendit! Kam keqardhje për ty. Nëse do kesh nevojë për një gotë ujë do ta jap në respekt të moshēs, por me ujë…! Shpëlodhu plaku Berisha e nis shkruaj kujtimet para se koha fizike të të thotë, mbarova!

Lexo edhe :  A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Sa zili më ke shoku sekretari Partisë…sa grotesk je katandisur!

Ke lëshuar një lukuni llumëhedhësish kundër meje të cilët dje ishin veglat qorre të sigurimit tē shtetit, dhe prej vitesh janë brejtësit e demokracisë. Sulmi i tyre më bënë nder. U ka djegur fortë besa fillimi i revolucionit të dinjitetit!

Por e ardhmja është e lirisë!

Ju nuk keni lidhje me të!

P.S Të bëj një sfidë, shkoni dhe merreni në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, dukumentin që nuk keni pasur lidhje me Sigurimin, ti që flet gjithë ditën për spiunë me lukuninë e qen-lehjenajës që ke pas me port-hale dhe rrjete sociale! Unë e kam bërë.

Tani vazhdo sa të duash me taborin e qen-lehjenajës tuaj, se unë nuk merrem më me ju.

Me (pa) respekt

Ilir Demalia

Të fundit

Berisha sulmon dhe fyen kreun e SPAK-ut/ Altin Troplini është Irena me pantallona!

Kryetari i PD-së hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjen e pasaportës së...

“Po i bëjnë terror psikologjik”/ Berisha ankohet për vuajtjet e Metës në burg

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp nga selia blu se ndaj Presidentit të PL, Ilir Meta po bëhet terror psikologjik...

“7 ditë katastrofë mjedisore në Elbasan”/ Ministri-gazetarëve: Kujdes me terminologjinë

Është shuar pas 7 ditësh zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, ndërsa këtë të martë ishte i pranishëm edhe...

Uji, biznesi më i madh në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Vera ka shtrënguar fort. Termometri ngjitet çdo ditë mbi 35 gradë. Dhe në këtë vapë përvëluese, etja nuk shuhet as me birra,...

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, pasi qëndroi 9 muaj...

Lajme të tjera

Web TV