Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me pensionistët në Rrëshen. Gjekmarkaj theksoi se pseudobonuset janë një fyerje për pensionistët.
Ai shtoi se me PD në pushtet, nuk do të ketë pension nën 200 euro. “Nuk do të ketë më pensione nën 200 euro dhe do të ketë rritje progresive për çdo kategori, kartë konsumatori për ushqimet që do të jenë të barabarta me tre pensione! Këto janë premtime që do të bëhen realitet që në muajt e parë të qeverisjes së PD-së!”, tha ai.