Kë mbështet SHBA në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Ata që mbajnë shpresën se, SHBA mbështesin “këtë apo atë krah politik në Shqipëri”, e kanë komplet gabim. SHBA, mbështet në çdo rajon të botës, po ashtu edhe në Shqipëri, vetëm interesat amerikane. Eshtë tjetër gjë, leximi i ndonjë deklarate “mbështetëse” që lexohet apo hidhet në rrjetet sociale. Ato janë thjesht “pro” atij veprimi apo vendimi që qeveria e një vendi merr, dhe që nuk bie ndesh me interesat amerikane. Hiqeni nga mëndja, SHBA nuk mbështet asnjë krah politik në asnjë vend të botës. Kush ecën paralelisht me interesat amerikane, ai është vend “mik” i saj. Shqipëria është e vockël, të ketë ndikime të mëdha në politikën amarikane. Shqipëria ka qenë prej 1 shekulli e ca, vend mbështetës i interesave amerikane. Jemi vendi më proamerikan që ka bota, ndaj dhe jemi paksa nën vëmëndjen e saj. Kur prishen planet dhe interesat amerikane, hiqet dhe vëmëndja dhe mbështetja e saj për atë qeveri, dhe atë vend. Në 1996, në vizitën e Sali Berishës në SHBA, kujtoj  momentin kur ai po ndahej nga presidenti Bill Klinton tek dera e Shtepisë Bardhë. Klinton  pasi i dha dorën, “i rrahu shpatullat Berishës”. Nuk e di pse ajo dora e tij, mbi shpatullën e Berishës, mu duk si një  paralajmerim për presidentin e vendit tim. Dhe nuk zgjati shumë, dhe kur nisën trazirat e 1997, Berisha do të shprehej se “Shtëpia e Bardhë është pushtuar nga një komunist”. Pra Berisha, bëri komunist Bill Klinton, dhe jo qeverisjen e tij të korruptuar. Sa qesharake. Berisha prishi balancën, prishi interesat amerikane, doli kundër saj, dhe iku nga pushteti me turp. Shteti u shkatërrua sikur të ishte letër. E përmenda këtë moment me Bill Klinton sepse, asokohe të gjithë thonin  nga padituria e tyre se “Berisha nuk ikën kurrë nga pushteti edhe për 20 vjet, sepse ka mik Klinton”. Por ja që disa gjëra “nën rrogoz” ne nuk i dinim, dhe ndodhi ajo që ndodhi. Shqipëria gjithmonë ka patur politikanë amatorë, delirantë, dhe të papjekur, plus që kanë qenë të indoktrinuar nga mentaliteti komunist i 45 viteve. E si mund të ndodhte ndryshe, nga një ish-komunist, që flaku teserën e PPSH, u konvertua në “demokrat” , u bë me manovrat e tij dhe kryetar i Partisë Demokratike, arriti të bëhej edhe president i vendit, dhe kujtoi se “kapi majën e Olimpit”. Pastaj doli hapur fare kundër amerikanëve, që e mbështetën në 1992. Kjo është kasta e politikanëve të një vendi të vogël, që kujtojnë se janë Kina, Rusia, Franca apo Gjermania. Jemi aq të paditur, sa  shpesh vendosim shenja barazimi me shtete të fuqishme, që ndikojnë në politikbërje në Europë dhe më gjerë. Kjo nuk na ka lënë hapësira, të perfeksionojmë vehten dhe klasën politike. Politikanët tanë nuk shohin përtej “malit”, por mendojnë se, janë “qendra e  botës”. Harrojnë se, Shqipëria ka nevojë sot  më tepër se kurrë, për mbështetjen amerikane. Dhe kjo nuk do të thotë të harrojmë interesat e Shqipërisë, por të jemi të matur dhe të kujdesshëm kur dialogojmë dhe marrim vendime “pro” apo “kundër” tyre. Ekzaltimi mbetet një tjetër mangësi e politikanëve shqiptarë. Po ta shikosh, pas çdo takimi apo mesazhi nga ndërkombëtarët, ata turren ta komentojnë, ta shpërndajnë, ta bëjnë “pis” apo ta “lartësojnë” vehten apo kundërshtarin. Ndaj, hiqeni nga mëndja dhe retorika e përditshme dhe elektorale mendimin dhe përkufizimin se “SHBA na mbështet, dhe na ka xhan”, pasi amerikanët mbështetin vetëm interesat amerikane. I vetmi politikan që ka arritur deri sot, të ketë mbështetjen reale amerikane  në Shqipëri, mbetet Edi Rama. Dhe kjo falë aftësive të tij, për të parë përtej të sotmes, atë që mund të ndodhë  me vendin e tij.

Të fundit

Çmimet janë ndër më të lartat në rajon/ Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi...

Ku jemi ne shqiptarët?

Nga Ilir Demalia Ku jemi ne shqiptarët? Rëndom në Shqipëri diskutohet për “intelektualë” dhe “elitë intelektuale”. Në çdo bisedë darke në banaqet e TV-ve dëgjon shpesh deklarimin...

A do kandidojë përballë Ramës për postin e Kryeministrit? Berisha e zbulon: Ajo është…

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar se do të kandidojë përballë Edi Ramës për postin e Kryeministrit në zgjedhjet e 11 Majit. “Ajo vetëkuptohet....

Qeveria miraton vendimin, qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë në 11 maj

Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë u miratua vendimi për zgjatjen e afatit të dokumenteve të skaduara. Të gjithë qytetarët me pasaporta apo karta...

Nga urrejtja në dashuri: Si u “pajtua” Kurti me rivalët, për vota?

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nuk po lë gjë pa i thënë partisë kundërshtare Lidhjes Demokratike të Kosovës, në...

Lajme të tjera

Web TV