“Kockë e lëkurë”, të mbijetuarit e Aushvicit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anastasiya Huley është 99-vjeçare dhe i kujtohet gjithçka që përjetoi në Aushvic 80 vjet më parë.

“Krejt çka na mbeti ne ishin kockë e lëkurë. Ne ishim njerëz që vdiqëm dhe rilindëm”, tha ajo për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
Huley ishte dërguar në kampin famëkeq nazist të përqendrimit, pasi kishte ikur nga puna e detyruar në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pesë vjet më parë, ajo mori pjesë në ceremonitë përkujtimore për të shënuar çlirimin e kampit nga trupat sovjetike. Këtë vit ajo nuk do të jetë në mesin e të mbijetuarve, numri i të cilëve po pakësohet, që shkojnë në kamp.

Shumë ishin dërguar në Aushvic kur ishin fëmijë të vegjël dhe u transportuan atje me kamionë që përdoren për bartjen e bagëtive. Tani në moshën 80 apo 90 vjeç, ata mblidhen në atë që do të jetë ndër përvjetorët më prekës të çlirimit të kampit.

Gjermania Naziste ka vrarë afër 1.1 milion burra, gra dhe fëmijë në Aushvic në periudhën kohore 1940-1945. Afër gjysmë milioni nga ta ishin hebrenj. Viktima të tjera ishin romë, të burgosur politikë dhe të burgosur sovjetikë të luftës.

Afër 50 të mbijetuar shkojnë këtë vit në Aushvic. Si gjithmonë, atyre iu bashkohen edhe monarkë, politikanë dhe diplomatë.
Në shumë mënyra, përvjetorët shënohen nga vazhdimësia: bëhet lutja hebraike për të vdekurit, Kaddish, viktimat nderohen me solemnitet dhe refreni përsëritet: “Kurrë më”.

Por, ceremonitë përkujtimore po ashtu shënohen edhe nga prizmi i ngjarjeve bashkëkohore.

Kampi u çlirua nga ushtarët sovjetikë, por presidenti rus, Vladimir Putin, nuk është ftuar në ceremonitë përkujtimore që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022.

“Ne i kujtojmë viktimat, por po ashtu festojmë për çlirimin”, tha drejtori i muzeut të Aushvicit, Piotr Cywinski, sipas AFP-së. “Është e vështirë të mendohet prania e Rusisë, e cila qartësisht nuk e kupton vlerën e çlirimit”.
Izraeli do të ketë një delegacion të madh të udhëhequr nga ministri i Arsimit, Yoav Kisch. Më herët, ka pasur kundërthënie lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Lexo edhe :  21-vjeçarja ndërroi jetë vetëm disa ditë pasi u shpall “miss”

Aushvici gjendet në Poloni, që është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), që ka lëshuar fletarrestim për Netanyahun nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës, enklavë palestineze.

Autoritetet polake kanë lënë të kuptohet se Netanyahu nuk do të përballej me arrestim nëse do të shkonte në Aushvic, por ai gjithsesi ka thënë se nuk do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore.

Përvjetori është gjithmonë një moment reflektimi mbi antisemitizmin. Ky vit, tha shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volker Turk, ishte i “shfrenuar”.

Përmes një deklarate më 24 janar, ai tha se “hebrenjtë po përballen me rritje të frikësimit, kërcënimeve dhe dhunës fizike”.
Në korrik, Bashkimi Evropian publikoi gjetje të një sondazhi të hebrenjve në 13 shtete anëtare. Sondazhi gjeti se 80 për qind ndienin se antisemitizmi është rritur dhe se incidentet antisemitike janë rritur që nga sulmi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023.

Në përvjetorët e tjerë në Aushvic politikanët kanë mbajtur fjalime. Këtë vit, ata nuk do të mbajnë. Ky mund të jetë përvjetori i fundit ku të mbijetuarit mund të luajnë rol të madh, andaj ata janë në fokus.

Hurley tha se kujtimet e saj e kanë ndjekur atë gjatë gjithë jetës. Pavarësisht kësaj, ajo këmbëngul se nuk është e hidhëruar.

“Nëse shikoni zemrën dhe shpirtin tim nuk do të gjeni asnjë dëshirë për hakmarrje apo urrejtje për gjermanët”, tha ajo./kb

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV