Mirela Kanini është shqiptarja që po korr sukses në SHBA. Ajo ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, historinë e jetës së saj, ku nga pastruese u kthye në një biznesmene VIP.
Mirela ka zbuluar se fillimet në Chicago kanë qenë shumë të vështira, ndërsa tani ka kompaninë e saj me produkte kozmetike, që fiton miliona dollarë.
“Unë kam shkuar në 1996 në Amerikë. Nuk e kemi pasur të lehtë fare se kemi shkuar pa dokumenta, por me vizë turistike. Ngjarjet e ’97 na favorizuan, por procesi ishte i gjatë. Pavarësisht se Shqipëria është vendi jonë, ne nuk kemi vendosur të kthehemi. Bashkëshorti im ka qendruar 15 vite pa takuar familjarët sepse nuk kishim dokumenta, ndërsa unë për fatin tim të mirë i kisha familjarët e mi këtu.
Krijuam disa produkte të miat dhe ia shpërndava shoqeve, pa i treguar se janë të miat. Ato filluan të kërkonin sërish më pas, se ku mund të gjejmë si ato që na solle. Kështu nisi. Më vonë pasi ishim të afirmuar, filluam të hapnim dyqanin tonë online. Sepse njerëzit nuk duan që ta blejnë, duan që t’ia sjellësh në shtëpi. Më pas kur kontratat e dyqaneve mbaruan, filluam vetëm online”, u shpreh ndër të tjera ajo./kb