Spiropali në Ditën e Holokaustit: Nuk mund të rrish duarkryq para gjakut të fqinjit tënd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për ne shqiptarët është një ditë e jashtëzakonshme. Në këtë ditë ne ndjehemi krenarë për miqësinë, dashurinë dhe mbrojtjen e hebrenjve. Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë janë të hershme e historike.

Shqipëria ishte i vetmi vend, i cili në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kishte më tepër hebrenj se në fillim të saj. Është fakt i njohur botërisht se në Shqipëri hebrenjtë u mbështetën dhe u mbrojtën nga të gjithë shqiptarët, populli dhe institucionet, pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive fetare.

Për nga kontributi për mbrojtjen dhe mbështetjen e hebrenjve, Shqipëria është njohur e vlerësuar si një atdhe tjetër, atdhe rezervë, për ta.

Rezoluta mbi Antisemitizmin, miratuar nga Kuvendi dhe Forumi i Parë Ballkanik kundër Antisemtizmit, organizuar nga Kuvendi në tetor 2020, e kanë bërë Shqipërinë lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit.

Antisemitizimi, si një zëdhënës i urrejtjes, ndarjes, luftës dhe armiqsisë, nuk drejtohet vetëm kundër hebrenjve, por kundër të gjithë qytetërimit, kundër vlerave të cilat ne mbrojmë dhe lartësojmë: dashurisë, bashkimit, paqes e solidaritetit mes njerëzve dhe mes popujve. Shkrimet e shenjta hebreje janë, mes tjerash, një udhëzues i mëkimit me këto vlera njerëzore. “Nuk mund të rrish duarkryq para gjakut të fqinjit tënd”, shkruhet, mes të tjerash, në këto mësime.

Ne, shqiptarëve, na bën krenar fakti që  mbrojtja e hebrenjve në trojet tona mësohet nga nxënësit e shkollave në Izrael, si një mirënjohje për  marrëdhënien tonë të veçantë përgjatë shekujve.”/kb

Të fundit

Çmimet janë ndër më të lartat në rajon/ Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi...

Ku jemi ne shqiptarët?

Nga Ilir Demalia Ku jemi ne shqiptarët? Rëndom në Shqipëri diskutohet për “intelektualë” dhe “elitë intelektuale”. Në çdo bisedë darke në banaqet e TV-ve dëgjon shpesh deklarimin...

A do kandidojë përballë Ramës për postin e Kryeministrit? Berisha e zbulon: Ajo është…

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar se do të kandidojë përballë Edi Ramës për postin e Kryeministrit në zgjedhjet e 11 Majit. “Ajo vetëkuptohet....

Qeveria miraton vendimin, qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë në 11 maj

Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë u miratua vendimi për zgjatjen e afatit të dokumenteve të skaduara. Të gjithë qytetarët me pasaporta apo karta...

Nga urrejtja në dashuri: Si u “pajtua” Kurti me rivalët, për vota?

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nuk po lë gjë pa i thënë partisë kundërshtare Lidhjes Demokratike të Kosovës, në...

Lajme të tjera

Web TV