Një lajm i rremë se ka ndërruar jetë kreu u demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha, ka sjellë edhe reagimin e këtij të fundit.
Përmes një postimi ditën e sotme në rrjetet sociale, Basha shkruan se këto lajme të rreme përhapen nga ata të cilët duan të shkatërrojnë vendin.
‘Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë’, shkruan ai./kb