Afganët në Shëngjin/ Zbulohet kush paguan shpenzimet pasi Trump pezulloi ndihmat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shawn VanDiver nga organizata “AfghanEvac” në Washington në një intervistë për Top Channel, tregoi të hënën disa skenarë të mundshëm se si do të jetë e ardhmja e rreth 400 afganëve aktualisht në Shëngjin.

Sipas tij shpresohet në pasjen e  një përjashtim nga urdhri ekzekutiv, duke lejuar që këta individë të vazhdojnë aplikimin e vizës SIV dhe udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara.

Dhe për këtë Sekretari Rubio ka autoritetin ta marrë këtë vendim në mënyrë të pavarur.

Në një situatë të tillë me pezullimin e ndihmës për zhvillimin e huaj prej presidentit Trump për 90 ditë, kush do të paguajë faturën për akomodimin e më shumë se 400 personave nga Afganistani, që aktualisht po qëndrojnë në qytetin e Shëngjin në Veri të Shqipërisë?

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu mëson se për çdo ditë qëndrimi në Shëngjin kostoja e strehimit dhe ushqimit për një person është 42 euro.

Kjo do të thotë  se për 400 afganët aktualisht në Shëngjin, kostoja ditore kap në total shifrën e 16.800 eurove.

Shaën VanDiver thotë se: “Akomodimet nuk financohen nga ndihma që është pezulluar, por shumë nga shërbimet që mbështesin afganët në Shëngjin varen nga ky financim”.

“Strehimi, ushqimi dhe kujdesi mjekësor do të mbeten të paprekura, dhe shqyrtimi i vizave mund të vazhdojë. Megjithatë, shërbime të tjera kritike, si udhëtimi për në SHBA, ndoshta do të ndalen. Shërbimet pas mbërritjes në SHBA aktualisht janë pa financim, që do të thotë se afganët nuk do të ri-sigurohen deri sa të arrihet një zgjidhje. Nëse nuk miratohet një përjashtim, Departamenti i Shtetit do të duhet të gjejë zgjidhje alternative, megjithëse nuk është e qartë se cilat mund të jetë kjo zgjidhje”.

Kjo pasiguri theksoi Shawn VanDiver është shumë shqetësuese dhe shpresojmë që po trajtohet si një çështje prioritare./k.k

Lexo edhe :  273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV