Kthjellime dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, por pas mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të jenë disi më të dendura si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë reshje shiu vonë në mbrëmje ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë e fortë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jugor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 7 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Po ashtu pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta duke sjellë reshje shiu në zonat veriore dhe perëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 0°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 13°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Lexo edhe :  Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites, ku më të theksuara vranësirat do të jenë zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore. Orët e pasdites do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e MV, ku natën vonë priten edhe reshje. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 13°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, ku problematike situata do të paraqitet në ishujt britanikë, gadishullin Skandinav si pasojë e ciklonit bombë që ka përfshirë këto rajone. Po ashtu, Europa Qendrore do të përjetojë reshje të dendura dëbore dhe temperatura relativisht të ulëta ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë në rajonin e Ballkanit, Europën Juglindore dhe atë Lindore./kb

Të fundit

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane

Skënder Minxhozi Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino iu përgjigj i ngrysur në Davos pyetjeve që i vinin nga të gjitha anët në lidhje me...

Interes i lartë, investitorët ofruan trefishin e shumës që shpalli Ministria e Financave

Interes të madh tek investitorët ka tërhequr ankandi i obligacioneve 20 vjeçare zhvilluar nga Ministria e Financave. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV