Ka mbërritur mëngjesin e së martës anija e marinës italiane me 49 emigrantë në bord, pas më shumë se dy muajsh pauzë të marrëveshjes Itali-Shqipëri.
Emigrantët nga Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare të parashikuara për ata që vijnë nga vende të sigurta dhe që nuk kanë dorëzuar dokumentet e identitetit.
Kjo është herë e tretë që në portin e Shëngjinit mbërrijnë emigrantë, të cilët do të trajtohen në kampin e Gjadrit. Dy transfertat e para dështuan për shkak të bllokadës nga drejtësia italiane./kb