Projektligji për pensionet, zv.ministrja e Ekonomisë: Ja kur njihen vitet e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, ka shpjeguar në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë projektligjin e ri për njohjen e viteve të punës, i cili synon të ndihmojë qytetarët që kanë punuar në ish-kooperativa ose ndërmarrje shtetërore para vitit 1994, por nuk kanë mundur të dokumentojnë periudhën e punës së tyre për të përfituar pensionin.

Sipas projektligjit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të njohë periudhat e sigurimit për ata që nuk kanë mundur të sigurojnë dokumente, nëse mund të provojnë që nuk kanë qenë të dënuar dhe kanë jetuar pranë vendit të punës.

Gjatë punimeve të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se ky projektligj ka rëndësi për një numër të madh qytetarësh që kanë punuar para vitit 1994 dhe nuk kanë mundur të dokumentojnë periudhat e tyre të punës për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore”. “Projektligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore nga mosha 18 vjeç apo nga data e mbarimit të shkollës së lartë deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit 7703 të vitit 1993 në ish-ndërmarrjet bujqësore, në datën e hyrjes në fuqi të VKM-së nr.452, datë 17/10/1992 për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore, i ndryshuar dhe në ish-kooperativat deri në datë 19/07/1991 që është data e hyrjes në fuqi e ligjit 7501 për tokën, i ndryshuar”,-tha Manjani.

Zëvendësministrja shpjegoi se, në përmbushje të legjislacionit në fuqi, me qëllim njohjen e periudhave të punës për efekt të llogaritjes së masës së pensionit të pleqërisë, është konstatuar se shumë nga punonjësit e ish-ndërmarrjeve shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore nuk arrijnë të provojnë dhe dokumentojë të gjitha periudhat e vjetërsisë për marrëdhëniet e punës para vitit 1994.

Lexo edhe :  Pas ndarjes, shqiptari në Itali tenton të shtypë me makinë ish-partneren

“Problematikat në dokumentacionin provues janë evidentuar edhe nga legjislacioni zbatues i Sigurimeve Shoqërore. Në shumë raste, kërkuesit nuk kishin periudha kontributive pas vitit 1994, nuk plotësohej kushti minimal i periudhës së sigurimit, pra 15 vjet, gjë që ka detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen gjykatave me kërkesë padi për njohjen e periudhave të padokumentuara përpara vitit 19943 ,-vuri në dukje ajo./kb

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV