PS nuk pranon kushtin e PD/ Gjiknuri: Jo votim i emigrantëve pa ID, alibi për humbjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PS nuk e pranon kushtin e PD që më 11 maj të votojnë edhe emigrantët që nuk kanë asnjë dokument identifikimi të shtetit shqiptar.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri, si negociues për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, zbulon se në asnjë tryezë dialogu me PD, kjo kërkesë nuk është ngritur nga ata si shqetësim.

“Ky pastaj është kusht mbi kusht, ose siç thotë populli, është sebep, alibi për të mos njohur zgjedhjet. Kemi rënë dakord që shtetasit duhet të votojnë me një nga dokumentet. Dhe këtë njeh ligji shqiptar. Këtë e kanë pranuar të gjitha palët. Edhe kur ishim në bisedimet pranë KQZ, e njëjta qasje ka qenë. Nuk është ngritur ndonjëherë si problem. Madje gjithmonë me njëri-tjetrin kemi thënë që kjo është absurde”, thotë Gjiknuri.

Nga të dhënat e bëra publike nga KQZ, rezulton se rreth 160 mijë shtetas nuk disponojnë asnjë dokument shqiptar. Por edhe përballë këtij numri domethënës, Gjiknuri thotë se nuk mund të bëhet asgjë, për shkak se regjistrimi i tyre nuk lejohet nga platforma elektronike.

“Nëse një njeri nuk ka foto, nuk ka të dhëna, minimalisht nuk ke me çfarë ta krahasosh. Dhe hapet hapësira për abuzim. Dhe ka të bëjë me parimin: një njeri që nuk ka asnjë lidhje me territorin e Shqipërisë, s’ka ardhur asnjëherë të marrë një ID, nuk e di çfarë lloji votuesi është ky. Një shtetas shqiptar që jeton këtu nuk voton dot pa ID, pse ai që jeton jashtë e paska këtë privilegj?”, thotë ai.

Problemi duket minor për socialistët edhe për faktin se numri i emigrantëve të regjistruar për të votuar është ende shumë i ulët, dhe ka ende shumë prej tyre që gëzojnë dokumente identifikimi shqiptare, të cilët vijojnë të mos kenë shfaqur interes për t’u bërë pjesë e procesit.

Lexo edhe :  “Do t’i shpartallojmë partitë e vjetra”/ Osmani: E kuptoj stuhinë para se të nisë!

“Sot që flasim, nuk janë regjistruar më shumë se 55 mijë emigrantë. Ja deri në fund, me këtë ritëm, do të shkojnë 150-160 mijë. Atëherë, nga doli ky problem, a thua se mbaruan të tjerët dhe do të duhet të fillojnë nga e para”.

Me refuzimin e PS për të pranuar kushtin e PD dhe me opozitën që nuk voton ndryshimet në Kod, deputeti socialist tregon se çfarë cenohet nga procesi. “Për votën e diasporës, PD kërkon komisione politike. Kjo gjë nuk do të realizohet. Do të rrezikohet edhe një pjesë e zgjedhësve. Mund të ngelen zgjedhës që duan kohë, sidomos ata që jetojnë në SHBA dhe Kanada. Por procesi do të vazhdojë; treni i diasporës do të vazhdojë dhe nuk mund ta ndalojë njeri”.

Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit nuk do të preket nga kjo situatë me PD. Ndërsa Gjiknuri i jep palës tjetër edhe pak kohë për të reflektuar. “Kemi edhe 10 ditë kohë. Drafti do të shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve. Nëse duan ta votojnë, mirë; nëse nuk duan, do të jetojmë me regjimin aktual ligjor”.

Në draftin e depozituar në Kuvend, parashikohet që të afrohen me nga 10 ditë afatet për regjistrimin e listave të kandidatëve në KQZ, për t’i dhënë më shumë kohë emigrantëve të kthejnë në kohë me postë fletën e votimit, ndërsa pagesa e zarfit merret përsipër nga shteti në të dyja drejtimet. Gjithashtu, pjesë e dakordësisë së arritur e tashmë në pikëpyetje është edhe përbërja politike e komisionit për numërimin e votës së diasporës./e.t

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV