Paralajmërime janë lëshuar në disa pjesë të Spanjës, Portugalisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Irlandës për shkak të stuhisë Herminia me shi dhe erëra të forta. Stuhia u emërua të premten nga autoritetet spanjolle të motit, ku u regjistruan shpërthime të forta uraganesh.
Një person në Ourense vdiq në një aksident rrugor të lidhur me motin e rëndë, ndërsa më shumë se 13,000 njerëz në Galicia mbetën pa energji elektrike të hënën, sipas raporteve lokale.
Në Francë janë lëshuar paralajmerime portokalli në tetë zona. Në Rennes janë shënuar përmbytjet më të këqija në 40 vjet. Shumë familje janë detyruar të evakuohen dhe niveli i ujit është ende në rritje.
Ndërkohë Britania, Devon dhe Cornwall mbeten nën një paralajmërim të verdhë moti dhe më shumë se 1000 prona në jugperëndim janë ende pa energji./kb