Vettingu “djeg” ish-kreun e Prokurorisë së Lushnjes/ KPA e shkarkon përfundimisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkoi sot nga detyra ish-kreun e Prokurorisë së Lushnjës Arben Dyla, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit (KPK) katër vite më parë, pas problematikave të gjetura në kriterin e pasurisë.

KPA njofton se trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Dyla kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vitit 2021.

KPA njoftoi se në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Dyla.

KPA thekson se ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

 

 

Vettingu ndaj Prokurorit
Vettingu i kryer ndaj tij gjeti shkelje të rënda në kriterin e pasurisë dhe atë të integritetit të figures ndërkohë që fakti që vulosi shkarkimin e prokurorit ishte se gjatë kohës që ushtronte profesionin e prokurorit, ai ka dhënë para me fajde.

Pikërisht një shumë prej 50 mijë euro, Dyla ja ka dhënë shtetasit me inicialet A.K, duke i caktuar një interes prej 2 për qind. KPK, e ka konsideruar këtë veprim si të rëndë, duke krijuar argumentimin se prokurori ka vepruar në formën e një subjekti bankar dhe jo në staturën e një prokurori të Republikës së Shqipërisë.

Sipas raportit vlerësues, me marrjen e shumës prej 50 mijë euro, shtetasi A.K, duhet të kthente tek prokurori Dyla një vlerë prej 1 mijë euro në muaj interes. Ndërkohë si garanci për shlyerjen e shumës, ai kishte lënë një apartament, në të cilin jetonte prokurori, çka bëri të ngriheshin dyshime për një kontratë fiktive.

Lexo edhe :  Nëna rreh mjeken pas vdekjes së djalit në QSUT

Prokurori ka pohuar se këtë veprim e ka kryer për ta ndihmuar të njohurin e tij A.K i cili ishte në pamundësi reale për të marë kredi në bankë dhe për këtë arsye ai i ka dhënë hua me interes shumën prej 50 mijë euro.

Nga ana tjetër KPK ka konstatuar se shuma e dhënë hua ishte e padeklaruar nga prokurori në vitin 2016, kur është lidhur edhe kontrata e huasë. Vettingu gjithashtu ka konstatuar se shuma prej 50 mijë euro, ishte e pajustifikuar me burimin e të ardhurave nga puna e prokurorit dhe bashkëshortes.

Dula u gjet në zyrën e Fatos Tushes kur SPAK arrestoi ish-kryebashkiakun
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjes Arben dyla u gjet në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe gjatë arrestimit të tij me urdhër të SPAK.

Policia ka kërkuar llogari se në çfarë cilësie ndodhej ai në ato momente në zyrën e kryebashkiakut të arrestuar, ç’ka ka sjellë dhe sekuestrimin e telefonave. Pas ndërhyrjes së prokurores Manjola Kajana, Dyla është lënë i lirë të shkojë nga Bashkia në zyrën e tij të Prokurorisë së Lushnjës./e.t

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV