7 mënyra për t’u kujdesur për flokët gjatë stinës së dimrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Periudha e dimrit mund të jetë shkatërruese për flokët tuaj, dhe për të bërë të mundur parandalimin e asaj që mund t’i dëmtojë ato, ne do t’ju tregojmë shtatë mënyra se si mund të kujdeseni për flokun tuaj për t’i mbajtur ata gjithmonë në formën e tyre më të mirë.

Përdorni në masën e duhur shampon

Moti i ftohtë shkakton tharjen, jo vetëm të lëkurës suaj, por gjithashtu edhe të flokëve dhe kokës suaj. Ju duhet të përdorni shampon jo më shumë së dy herë në javë, pasi ajo përveç të tjerave shkakton shumë thatësirë në flokun tuaj. Gjithashtu këshillohet të mos përdoret uji shumë i nxehtë gjatë larjeve së flokëve pasi ai e shpupuris flokun.

Balsami (zbutësi i flokëve) është tepër i domosdoshëm

Për të ndihmuar në luftën kundër flokut tuaj në këtë stinë të ftohtë, metoda më e mirë që të përdorni zbutës në çdo larje. Sigurohu që zbutësin që përdorni, ndryshe balsamin të mos e aplikoni tek rrënjët e flokut, por vetëm në majat e tyre.

Shmangni tharësen e flokëve

Ndonjëherë është më mirë të lini flokun tuaj në gjendje natyrale. Në rast se ju e ndjeni të nevojshme të thani flokët tuaj me tharëse, atëherë mundohuni ta përdorni atë me kujdes pa shkaktuar djegie të majave në flokun tuaj apo pa i tharë ato me nxehtësi të madhe. Po ashtu, duhet të keni kujdes me piastrën që drejton flokët, pasi hekuri i nxehtë mund të dëmtojë flokun tuaj më shume sesa ju e mendoni.

Mbani gjithmonë një kapele

Vishni një kapele, pa harruar të vini dhe shallin apo diçka tjetër që mund t’ju ndihmojë ju për të shmangur lagështirën e flokëve tuaj dhe për të evituar këputjen e flokëve. Shalli nuk duhet t’ju rri ngushtë në qafë, pasi në këtë mënyrë do ndikonte në fluksin e gjakut në lëkurën e kokës, duke i shkaktuar në këtë mënyrë dëme të mëdha flokëve tuaj.

Lexo edhe :  Parashikimi i horoskopit 4 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Luftoni për të pasur flokë me volum

Përdorni në sasi të vogël ‘spray’, i cili mund të aplikohet me një furçë flokësh duke e vendosur atë në flokun tuaj duke filluar nga maja e flokëve e deri në fund të tyre. Kështu flokët nuk do të jenë të ngjitura pas koke dhe nuk do të humbasin volumin e tyre.

Përdorni vaj për flokët

Përdorimi i vajit në mënyrë të rregullt, i jep jetë flokëve. Megjithatë nuk është e nevojshme për të mbajtur vajin në flokë për orë të tëra. Një ose dy orë do të ishin të përshtatshme për flokun. Sigurohuni të mos përdorni shampon gjatë kohës që në flokun tuaj aplikoni vajin, sepse kjo e anulon në mënyrë kategorike efektin e vajit në flokë.

Jo flokë të lagura

Asnjëherë nuk duhet të dilni nga shtëpia me flokë të lagur. Mos harroni që kjo i shkakton thatësirë flokut tuaj, ndaj kujdesuni që të thani flokun tuaj mirë përpara se të dilni nga shtëpia. Tharja mirë e flokëve shmang teshtitjet dhe rrjedhjen e hundëve, si dhe format e pakëndshme që mund të marrin flokët tuaj disa ditë me radhë./k.k/Psikologjia

Të fundit

Trump do dëbojë emigrantët e paligjshëm, aktivisti në SHBA: Ka ardhur me dorë të hekurt

Humb jetën një 70-vjeçar në Ersekë. Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet...

Vaçe Zela, artistja emblematike e gjithë shqiptarëve

Pushteti shpirtëror i këngëtares Vaçe Zela, e cila mbetet një emblemë, nesër nuk do të jetë në dorën e inteligjencës artifaciale, por në memorien...

Janari thyen një tjetër rekord të nxehtësisë, çfarë po i rrit temperaturat globale

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht...

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes. Tani, një ekip neuroshkencëtarësh kanë regjistruar për herë të...

A do të largohesh nga pushteti? Përgjigjet Rama!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti. Rama theksoi...

Lajme të tjera

Web TV