Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Sudanin e Jugut, ku të paktën 18 persona humbën jetën, pasi një aeroplan me 21 persona u rrëzua në Sudanin e Jugut këtë të mërkurë.
Lajmi u konfirmua nga një radio e drejtuar nga OKB. Sipas raportimit të medieve të huaja. avioni me 21 persona, duke përfshirë anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua ndërsa po nisej nga Fusha e Naftës Unity e Sudanit Jugor, duke vrarë 18 persona dhe duke lënë tre të tjerë në “gjendje kritike”, raportoi Radio Miraya.
Piloti dhe bashkë-piloti ishin mes të vdekurve. Më herët, Gatuech Bipal, ministër i informacionit dhe komunikimit i Unity State, kishte thënë se aeroplani mbante 20 persona dhe u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga një aeroport në rajon. Avioni ishte planifikuar të udhëtonte për në kryeqytetin Juba./kb