Berisha protestë me emergjencë, demokratët më 8 shkurt në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, ka shpallur protestën e radhës kombëtare, duke ftuar qytetarët nga çdo cep i Shqipërisë që të bashkohen më 8 shkurt në Tiranë, në një tubim që ai e përshkroi si “më të madhin që Shqipëria ka njohur ndonjëherë”.  Ai ka komentuar deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj si akuza mjaft të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe lajmëroi protestën e radhës, por pa specifikuar formën dhe kohëzgjatjen.

 

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se protesta do të jetë një shfaqje e vendosmërisë së qytetarëve për të kundërshtuar atë që ai e cilësoi si “një grusht kriminelësh që sundojnë vendin”.  “Çdo ditë që kalon me këtë kryekriminel është një ndëshkim për çdo qytetar shqiptar. PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindje civile si mënyrë të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkurt do të organizojë protestën më të fuqishme kombëtare që Shqipëria ka parë ndonjëherë. E gjithë Shqipëria në Tiranë dhe e gjithë Tirana në sheshe dhe rrugë,” deklaroi Berisha.  Ai shpjegoi se qëllimi i kësaj proteste është të tregojë mospajtimin e plotë të shqiptarëve me qeverisjen aktuale dhe të kundërshtojë atë që ai e quajti përpjekje për një Shqipëri pa opozitë.  Gjithashtu komentoi intervistën e tretë t ëish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati pasi për të është vendosur nga SPAK dhe GJKKO masa “arrest me burg” në mungesë. Ahmetaj akuzoi kryeministrin Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku si të përfshirë në afera korruptive. Kreu demokrat vlerësoi “guximin” e Ahmetajt ndërsa nuk shfaqiqi optimizëm që Prokuroria Speciale SPAK të nisë hetimet, pasi sipas tij institucionet e drejtësisë së re janë të kapura nga Rama

 

Thirrja për bashkim

 

Gjatë fjalës së tij Berisha ftoi të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, që të ngrihen kundër një sistemi që ai e akuzoi për vjedhje, frikësim dhe përbuzje ndaj popullit. “Ata mendojnë se sa më shumë vjedhin, aq më shumë vota marrin. Mendojnë se sa më shumë poshtërojnë shqiptarët, aq më shumë i votojnë. Por kjo nuk do të ndodhë më. Shqiptarët do të ngrihen në këmbë dhe do t’i tregojnë këtij regjimi se dita e tij ka mbaruar,” u shpreh Berisha.

Protesta e 8 shkurtit

Lideri demokrat rikujtoi se Partia Demokratike ka zgjedhur mosbindjen civile si një mjet për të luftuar kundër qeverisë aktuale, duke i bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë rezistencë paqësore. Ai premtoi se kjo protestë do të jetë një zë i fuqishëm që do të tregojë refuzimin e shqiptarëve për të pranuar më tej, sipas tij, shkatërrimin e vlerave demokratike në vend.  Berisha nuk dha detaje të hollësishme mbi organizimin dhe orën e saktë të protestës, por siguroi se të gjitha informacionet do të bëhen publike në ditët në vijim.  Duke e cilësuar 8 shkurtin si një datë historike, Berisha u shpreh se ky tubim nuk është thjesht një protestë politike, por një akt që reflekton dëshirën e shqiptarëve për një ndryshim të madh. “Shqiptarët kanë vuajtur mjaft. Ndaj i ftoj të gjithë, nga veriu në jug, të zbresin në Tiranë dhe t’i tregojnë botës se Shqipëria është e bashkuar kundër padrejtësive, korrupsionit dhe dhunës shtetërore,” tha ai.  Në fund të fjalës së tij, Berisha theksoi se kjo protestë është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të dinjitetit dhe shpresës për shqiptarët. Ai bëri thirrje për një pjesëmarrje masive, duke theksuar se kjo është mundësia për të ndryshuar rrjedhën e situatës aktuale në vend.  “E shtuna është dita kur shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë,” përfundoi Berisha, duke i dhënë peshë simbolike datës së protestës.  Partia Demokratike pritet të zbardhë në ditët në vijim të gjitha detajet mbi organizimin e kësaj proteste, e cila mund të jetë një test i rëndësishëm për forcën dhe mbështetjen që kjo parti gëzon aktualisht në vend.

Lexo edhe :  Shuhet Krypeshkopi Janullatos, Rama: Ngushëllime për gjithë komunitetin ortodoks

 

Edi Rama ironizon opozitën: Noc Rrokun do marrin më 11 maj

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, duke ironizuar opozitën dhe duke iu përgjigjur një qytetari që kishte ngritur shqetësimin për shkollat dhe hapësirat e tyre në Tiranë.  Komentuesi e akuzoi qeverinë për grabitje të oborreve të shkollave nga “mafiozët e ndërtimeve”, por Rama e mohoi këtë pretendim, duke theksuar se Tirana ka tashmë 45 shkolla të reja dhe 10 të tjera në proces ndërtimi.  “Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë dhe t’i shohim bashkë shkollat, por duhet të marrim bukë me vete se janë shumë për t’u parë. Janë 45 shkolla të reja dhe 10 të tjera në proces. Historia e grabitjes së oborreve është e vjetër, e kohës së rrumpallës së viteve ‘90,” shkroi Rama. Kryeministri solli në vëmendje shkollën “Kosova”, të cilën e quajti një simbol të triumfit mbi shkatërrimin dhe kaosin. Ai kujtoi se, gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, kishte penguar ndërtimin e një pallati në truallin e kësaj shkolle, pavarësisht përpjekjeve të grupeve të interesit.  “Asokohe, më prenë dhe pishat, i vunë zjarrin godinës, por nuk ia dolën. Në fund, e ringritëm nga hiri si feniksin shkollën më të vjetër të Tiranës,” deklaroi Rama.  Ai ironizoi opozitën, duke u shprehur se “Noc Rrokun morën nga ai agresion mbi truallin e shkollës ‘Kosova’, njësoj siç do ta marrin më 11 maj.” Kreu i qeverisë e konsideroi këtë datë si një pikë kthese, duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit europian, pa u ndalur nga sulmet politike. “Shqipëria nuk do të rrëshqasë më kurrë poshtë, por do të ngjitet drejt majës së 2030 në Bashkimin Europian,” përfundoi Rama.  Këto deklarata janë pjesë e një debati më të gjerë politik mes mazhorancës dhe opozitës, ndërkohë që Rama vazhdon të përdorë rrjetet sociale për të adresuar kritikat dhe për të promovuar arritjet e qeverisë.

 

Të fundit

Reshjet e shiut në Durrës/ Ministria e Mbrojtjes: Grupet e punës në terren

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim të situatës në Durrës, pas reshjeve të dendura të shiut. Përmes një njoftimi,...

Rama nga Shërbimi i Neurokirurgjisë: Investimet e reja ofrojnë një shërbim më cilësor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Reparti i Neurologjisë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku janë bërë investime të reja. Kreu...

Nën akuzë për shpërdorim detyre, ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burgim

Ish senatori Bob Menendez u dënua të mërkurën me 11 vjet burg pasi u gjet fajtor se kishte marrë në formë ryshfeti para dhe...

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për të luftuar antisemitizmin në universitete

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të luftuar antisemitizmin dhe u zotua të dëbojë studentët e...

Reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat pësojnë rënie

Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të...

Lajme të tjera

Web TV