Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë festivalit të madh fetar Kumbh Mela në Indi.
Sipas mediave të huaja, një numër i madh besimtarësh janë shtypur mes një turme të dendur në qytetin Prayagraj.
Si pasojë, dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar, ku disa janë në gjendje të rëndë, ndërsa autoritetet po bëjnë të mundur shpëtimin e të tjerëve dhe menaxhimin e situatës kaotike.
Qeveria nuk ka dhënë ende një numër zyrtar, por zyrtarët lokalë kanë raportuar për 38 persona të vdekur. Një mjek i tha AFP se 15 njerëz kishin vdekur.
Kumbh Mela është një nga festivalet më të mëdha fetare në botë./kb