Monedha europiane ka bërë një kthesë të fortë këtë javë duke u afruar pranë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet aktualisht për 99.7 lekë, duke u rritur me plot 1 pike ne raport me një dite me pare.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej gushtit të vitit të kaluar. Rritje të fortë panë edhe valutat e tjera, paundi dhe dollari amerikan.
Banka e Shqipërisë ka parashikuar që të tërheqë më shumë euro nga tregu gjatë këtij viti për të mbajtur të stabilizuar kursin e këmbimit. Në krahasim me vitin 2024 në kalendarin vjetor është parashikuar të tërhiqen nga tregu 350 milionë euro.
Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë, shumë afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave.
Rezulton se kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023./e.t