Sergio Conceicao ka një kontratë me Milanin deri në fund të qershorit 2026, por klubi ka ruajtur të drejtën e prishjes së kontratës në varësi të rezultateve.
Mënyra se si Zlatan Ibrahimovic foli për sherrin mes trajnerit dhe Davide Calabria, ishte një sinjal i qartë se drejtuesit janë me portugezin. Sidomos nën dritën e suksesit të Superkupës dhe disa fitoreve me përmbysje që flasin qartë për karakterin e njeriut në stolin kuqezi. Edhe skuadra duket e rreshtuar me shumicën e saj krah Conceicaos, përndryshe përmbysja me Parmën nuk do të kishte qenë e mundur. Një grup kundër nuk lufton duke shënuar dy herë në kohën shtesë.
Sidoqoftë, debati me Calabrian ishte vetëm pika që mbushi kupën Sepse rreth 60 minuta më herët trajneri kishte mbajtur në stol Leaon me Theo Hernandezin pas një pjese të parë të zbehtë kundër Parmës. Dyshja do të jetë titullarë sot dhe këtë e deklaroi vetë tekniku që në konferencën për shtyp që pasoi suksesin e së dielës. Calabria nuk do të luajë sepse është i skualifikuar, por si lojtari ashtu edhe trajneri deklaruan se mes tyre ka vetëm mirëkuptim dhe sherri ishte pjellë e tensionit të akumuluar.
E ardhmja, siç thamë, është ende për t’u vendosur për trajnerin, por në orët e fundit duket se edhe për Theon. Në verë do të dëgjohen ofertat për ta shitur, ndërkohë që Leao është i paprekshëm akoma. Calabrias i skadon kontrata dhe në klub nuk ka pasur lëvizje për t’i zgjatur vitet si kuqezi./ D.C