Një sondazh ka treguar se 85% e groenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre, një territor danez gjysmë autonom, të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, raportoi e përditshmja daneze Berlingske.
Presidenti amerikan Donald Trump tha në fillim të këtij muaji se Groenlanda ishte jetike për sigurinë e SHBA dhe Danimarka duhet të heqë dorë nga kontrolli i ishullit të rëndësishëm strategjik.
Sondazhi tregoi se vetëm 6% e grenlandezëve janë në favor të bëhen pjesë e SHBA-së, dhe 9% të pavendosur.
Danimarka tha të hënën se do të shpenzonte 2 miliardë dollarë për të rritur praninë e saj ushtarake në Arktik.
Groenlandës, me një popullsi prej 57,000 banorësh, iu dha autonomi e gjerë vetëqeverisëse në vitin 2009, duke përfshirë të drejtën për të shpallur pavarësinë nga Danimarka përmes një referendumi.
Kryeministri i Groenlandës Mute Egede, i cili ka rritur përpjekjet për pavarësi, ka thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje dhe se i takon popullit të tij të vendosë për të ardhmen e tyre.
Ushtria amerikane ka një prani të përhershme në bazën hapësinore Pituffik në Groenlandën veriperëndimore, një vendndodhje strategjike për sistemin e saj të paralajmërimit të hershëm të raketave balistike, pasi rruga më e shkurtër nga Evropa në Amerikën e Veriut kalon përmes ishullit./kb