Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me gjobat.
Berati është qarku ku gjatë vitit 2024 nuk është evidentuar asnjë vrasje në qarkun e Beratit dhe asnjë incident në shkolla apo me turistët.
Kjo është evidentuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda gjatë analizës vjetore të punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Kreu I policisë dha porositë për rolin që duhet të ketë policia në procesin zgjedhor.
“Ai ka kërkuar që vlerësimin e fituar në proceset e mëparshme zgjedhore ta ruajmë. Përgjatë procesit zgjedhor, punonjësit e Policisë të zbatojnë ligjin, të mos qëndrojnë në ambiente ku mund të ketë grumbullime politike dhe të mos shoqërohen me persona që janë të përfaqësuar në politikë’ thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtori Proda ka vlerësuar punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ku krahasuar me vitet e kaluara, viti 2024 ka shënuar një ulje drastike të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, pasi janë evidentuar vetëm 3 raste të kultivimit dhe këto kanë qenë të ndjekura me metoda proaktive.
Gjithashtu, ka vlerësuar punën për parandalimin e vjedhjeve dhe rritjen e forcës zbuluese për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Ai tërhoqi vëmendjen tek parametrat e sigurisë rrugore dhe zbardhjen e ngjarjeve të vjetra.
Ai kërkoi nga këto struktura më shumë angazhim dhe jo masa administrative si qëllim në vetvete, por fokusim të punës për të evidentuar dhe ndëshkuar ato shkelje që cenojnë jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar gjithashtu që përgjatë vitit 2025, të ketë rritje të forcës zbuluese me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të vjetra, si dhe më shumë angazhim për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Edhe Drejtuesja e Prokurorisë së Beratit, Edina Kurti, ka kërkuar më shumë hetime proaktive, duke premtuar bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e Prokurorisë gjatë vitit 2025.
Në këtë analizë drejtori Proda ka qenë i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati./k.k