FMN ngre alarmin për pensionet në vend/ Skema e tanishme duhet reformuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti alarmin për skemën e pensioneve në Shqipëri, nisur nga fenomeni nëndeklarimit të pagave. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli shprehet në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn se ky shqetësim i FMN është i drejtë dhe se qeveria duhet të përgjigjet me një reformë të denjë pensionesh.

‘Shqetësimi i FMN i drejtë për pensionet. Ngre shqetësimin që skema e tanishme duhet reformuar. Me një reformë të thellë dhe të shkojë deri në nivelin e shtyllave kryesore që mbahen pensione këtu. Kërkesa është e drejtë. Strukturat tona të gjejnë gjuhën për shqetësimin e FMN. Përgjigja e qeverisë, për shkak të të ardhurave ka ardhur rritja e pensioneve jo prej skemës. Ka ardhur prej shtimit të nivelit. FMN duket qartazi jo dakord me këtë mënyrë. Duhet ardhur në një skemë të re, radikale. Në mënyrë që të ardhurat të rriten ndjeshëm në nivelin e pensionit mesatar. Është një nxitës, stimul më shumë për qeverinë që të sjellë reformën e re. E shoh këtu më shumë ngritjen e shqetësimin për FMN.’

Ndërsa eksperti tjetër Albert Gajo mendon se qeveria shqiptare e ka më të lehtë se në vende të tjera të ndërmarrë një reformë pensionesh, pasi nuk ka përballë sindikatat. Kurse për bonusin ndaj pensionistëve, ai e quan një paketë elektorale të qeverisë.

‘Reformë në pensione është gjithmonë e dhimbshme, qeveritë gjithnjë kanë përballë sindikatat. Në Shqipëri nuk ekziston, qeveria është munduar të punojë me pagën minimale, të përmirësojë eficiencën e pagave dhe duke nxitur kompanitë të rrisin pagat e punonjësve. Por janë masa sporadike. Skema e pensioneve nuk mundet të qëndrojë, është një piramidë e kthyer përmbys. Skema duhet të ndryshojë. Vërtet ka një impakt por nuk do ndalojë financimin e buxhetit të shtetit. Bonusi është një formë për të fshehur problemet që ka. Janë para. Bonusi nuk është i garantuar. Paketa e bonuseve është elektorale.’/e.t

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV