Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament, tha se nuk është TikToku rrugaçi.
Berisha tha se duhet që të ngrihet Komisioni i së Vërtetës, për të zbuluar se kush ka përdorur Sky Ecc dhe Encro Chat.
Berisha deklaroi se ka pasur deputetë që kanë përdorur 2-3 Sky Ecc ose Encro Chat.
“Nuk është TikTok rrugaçi që thotë “Ajatollahu i Tiranës”, është EncroChati, vrasësi, trafikanti. Krijimi i komisionit të të vërtetës sipas propozimit të Sulës, për të nxjerrë para shqiptarëve veçanërisht para zgjedhjeve, lidhjet e politikës me krimin, është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me 2-3 EncroChat-e. Kryeministri ka patur 2-3 të tillë.
Harruat ju si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal kur tha se nuk e lëshonte për orë të tëra në SkyEcc me Edi Ramën. I harruat këto? Është më mirë t’i zbardhim vetë. PD ato 1 mln faqe që kanë ardhur, nëse ju nuk pranoni komisionin, do t’i publikojë një nga një. Do ta bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj mos kini frikë”, deklaroi Berisha./E.T