Shqiptarët rezultojnë një popull më kursimtar se vendet e BAshkimit Europian.Banka e Shqipërisë ka publikuar “Vrojtimin mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, e përqëndruar në karakteristikat kryesore të sjelljes financiare të individëve në vendin tonë.
Kjo analizë është realizuar me një grup prej 1,000 individësh të moshës nga 18-79 vjeç, me një shpërndarje proporcionale në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave rezulton se ashtu si edhe në vendet e tjera, rreth 65% e individëve në Shqipëri mbajnë shënim të parave në afatin e shkurtër, krahasojnë produktet financiare midis ofruesve si dhe paguajnë faturat në kohë rreth 78% e tyre . Në diferencë nga mesatarja e vendeve të tjera, individët në Shqipëri, pothuajse nuk marrin këshilla mbi blerjet që bëjnë, Përkundrejt vendeve të tjera në Shqipëri ka një përqindje më të ulët të individëve që nuk marrin para borxh për të mbyllur shpenzimet e muajit.
Ndërkohë që indeksi i kulturës financiare në Shqipëri është më i ulët. Analizuar sipas komponentëve, të dhënat tregojnë se individët në Shqipëri kanë një nivel më të ulët të njohurive dhe sjelljeve financiare përkundrejt mesatares së vendeve pjesëmarrëse në vrojtim, ndërkohë që disponojnë një nivel më të lartë të qëndrimeve financiare
Ndërkohë që më pak individë në Shqipëri kanë njohuri në lidhje me kripto-aktivet 29%, përkundrejt respektivisht 41% dhe 49% të mesatares së përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse në vrojtim dhe OECD-së.
Më pak njohuri mbi produktet financiare kanë individët me nivel të ulët arsimimi dhe të ardhurash, për shkak se ata disponojnë më pak njohuri për produktet e sigurimit. Në lidhje me statusin e punësimit, mbi 90% e individëve të punësuar dhe të vetëpunësuar disponojnë njohuritë përkatëse për produktet financiare./e.t