Berisha pranë Ramës në ceremoninë e Kryepeshkopit/Reagon PD: Ja nga kush u caktua vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ceremonisë me rastin e përcjelljes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit”, u vendos në vëmendje ulja afër e ish kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama.

Partia Demokratike shprehet se Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse.

Sipas PD, pozicionimi i Berishës është në përputhje me rregullat dhe traditat e kësaj ceremonie.

NJOFTIMI PËR SHTYP

Sqarimi i PD: Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse! Rama përdori gojët e qelbura të surrogatëve të tij për të ndotur opinionin publik

Sqarim i Drejtorit te Protokollit ne PD, Ledio Nuraj

Gjatë ceremonisë madhështore të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e përcjelljes së FortLumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, ka pasur përpjekje të shëmtuara për të deformuar të vërtetën mbi vendosjen e personaliteteve në këtë ngjarje të rëndësishme.

Trillimi i zyrës së Ramës që në pamundësi për të shpifur vetë, në mënyrë të përsëritur, përdor gojët e ndyra të surrogatëve të tij për të qelbur e për të ndotur opinionin publik me mashtrime dhe shpifje. Këto shpifje  të ulëta nuk i kurseu as në  ditën që duhej të ishte e përkushtuar për nderimin e kujtimit dhe veprës së Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas.

Sa i përket pozicionimit, Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof.Dr. Sali Berisha, ai është ulur pikërisht në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse, në përputhje me rregullat dhe traditën e kësaj ceremonie. Statusi i tij si ish-President dhe Ish Kryeministër i garanton atij një vend të nderuar në ngjarje të tilla, duke respektuar njëkohësisht protokollin e vetë Kishës  dhe përparësinë dhe rangun sipas  protokollit shtetëror.

Lexo edhe :  “O Lul omëlsina ku je...”/ Rama ironi me Bashën: Nga të gjitha që tha, vetëm tortën bëri

Çdo insinuatë apo shpifje  që synon të devijojë nga e vërteta është një përpjekje e ulët dhe e përcmuar për të manipuluar publikun dhe për të krijuar tension aty ku nuk ekziston.

Nuk është asgje tjetër vec trillim i mendjes së sëmurë dhe perverse të Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike prof. Dr. Sali Berisha në mbarim të ceremonisë së varrimit të FortLumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas,  pas largimit nga Katedralja ne një prononcim që pati për një media, nder te tjera shtoi se gjatë ceremonisë  tek fliste hajduti i ikonave përpara me shfaqeshin qindra ikona kishtare të trashëgimisë të jashtëzakonshme të Shqipërisë që shiteshin dhe trafikoheshin në treg të zi nga trafikanti Edi Rama”.

Prezenca e Kryetarit të Partisë Demokratike në këtë ceremoni ishte dhe mbetet përkushtimi për të nderuar  një figurë të shquar të besimit dhe përbashkimit shpirtëror, Kryebariun e  Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqiperise Anastasios Janullatos qe me perkushtim hyjnor ngjalli Kishen nga shkrumbi i diktatures komuniste ne pavdeksi, dhe asnjë manovër propagandistike nuk mund ta zbehë këtë./K.K

Të fundit

Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Verërat në skenën ndërkombëtare

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Wine Paris & Vinexpo Paris, një nga panairet më...

Veriu i Shqipërisë më “dembel”? Ekspertët: Banorët në intensitet të ulët pune

Banorët në jug të Shqipërisë jetojnë në intensitet të lartë pune. Një raport i Eurostat thekson se në këtë zonë, afro 92% e banorëve...

Keni planifikuar të martoheni këtë vit? Ja datat ideale për të bërë dasmën

Po planifikoni të realizoni martesën tuaj të ëndrrave në vitin 2025? Pavarësisht se si e imagjinoni këtë ditë të veçantë – nga veshja ideale...

Kthimi i emigrantëve në Itali/ Rama: Pyesni Melonin, i detyrohemi shumë

Kryeministri Edi Rama u pyet për kthimin e emigrantëve në Itali për herë të tretë, pas vendimit të Apelit të Romës. Rama iu shmang një...

Ngjarje tronditëse/ Deputeti i së djathtës ekstreme abuzon seksualisht me 15-vjeçarin

Një anëtar i Partisë Chega në Portugali akuzohet nga Prokuroria Publike për dy krime të rënda të prostitucionit të të miturve. Nuno Pardal Ribeiro, deri...

Lajme të tjera

Web TV