Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident,e pëson efektivi “Shqiponjave”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vendosur në pranga 2 efektivë policie për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në pranga ka rënë punonjësi i policisë me iniciale A. K, me detyrë në Forcën e Posaçme Shqiponja, në Komisariatin e Policisë Sarandë, pasi ka shkaktuar aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të mjetit tip “Mercedes Benz” në qytetin e Sarandës, është përplasur me mjetin tip “Wolksvagen”, duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv”, informon AMP.

Gjithashtu është ndaluar edhe efektivi me iniciale H. D., 53 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Has, i cili duke automjetin e tij Volkswagen në rrugën ”Demokracia” në qytetin Krumë, ka përplasur dy këmbësoret me iniciale M. G, 43 vjeçe dhe Z. G., 78 vjeçe, të cilat janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi dy punonjës policie në Sarandë dhe Has për “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor A. K, me detyrë në Forcën e Posaçme Shqiponja, në Komisariatin e Policisë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të mjetit tip “Mercedes Benz” në qytetin e Sarandës, është përplasur me mjetin tip “Wolksvagen”, duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka bërë ndalimin me iniciativë të punonjësit të policisë Inspektor H. D., 53 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Has, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Lexo edhe :  I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës 49-vjeçari

Ndalimi me iniciativë i punonjësit të policisë u krye pasi duke drejtuar automjetin e tij Volkswagen në rrugën ”Demokracia” në qytetin Krumë, ai ka përplasur dy këmbësoret shtetaset M. G, 43 vjeçe dhe Z. G., 78 vjeçe, të cilat janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme./k.k

Të fundit

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar sot takime me përfaqësuesit nga...

Lajme të tjera

Web TV