Norvegjia ndalon anijen ruse,dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore të telekomunikimit mes Suedisë dhe Letonisë në Detin Baltik.

Policia në qytetin Tromso tha të premten se anija me pronësi norvegjeze dhe e regjistruar në Norvegji, Silver Dania, u ndalua pas një kërkesë ligjore nga autoritetet letone dhe bazuar në një urdhër nga Gjykata e Qarkut në Troms të Norvegjisë.

Kjo është anija e dytë që ndalohet në javën e fundit në lidhje me dëmtimin e kabllove. Policia suedeze e ndaloi një anije mallrash me flamuj maltezë nën dyshimin se dëmtoi kabllot nënujore.

“Ka dyshime se anija është përfshirë në dëmtimin e madh të një kablloje fibër në Detin Baltik mes Letonisë dhe Suedisë”, tha policia në një komunikatë.

“Policia është duke e kryer një operacion në anije, për të kontrolluar, kryer intervistime dhe për të gjetur prova”, tha ajo.

Disa kabllo nënujore të telekomunikimit dhe energjisë janë dëmtuar në Detin Baltik që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Ekspertët dhe politikanët kanë fajësuar anijet e flotës së fshehtë të Rusisë, të përbërë nga cisterna të vjetra nafte. Kremlini ka mohuar përfshirjen.

Si pasojë e veprimeve sabotuese në rajon në kohët e fundit, liderët e NATO-s dhe BE-së janë pajtuar për ta nisur një mision vëzhgimi në Detin Baltik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se “veprime të tilla armiqësore” nuk do të mbeten pa përgjigje, duke premtuar shtimin e pranisë ushtarake të NATO-s në rajon.

Rasti i parë i madh i sabotimit të infrastrukturës ndodhi në shtator të vitit 2022, kur një seri shpërthimesh nënujore shkatërruan tubacionet e gazsjellësit Nord Stream, që ishin ndërtuar për të bartur gazin rus në Evropë. Ende nuk është përcaktuar se çfarë i shkaktoi shpërthimet.

Lexo edhe :  Trump ngrin USAID-in: Pasojat shëndetësore të ndalimit të ndihmës ndërkombëtare

Një gazsjellës nënujore midis Finlandës dhe Estonisë u mbyll në tetor të vitit 2023 pasi u dëmtua nga spiranca e një anije kineze e mallrave.

*Video nga arkivi: Në nëntor, autoritetet finlandeze dhe gjermane njoftuan NATO-n për dëmtimin e dy kabllove nën Baltik. Dëmtimi i tyre dyshohet se u bë përmes akteve të sabotimit
Incidenti më i fundit ndodhi më 26 janar, kur u këput kablloja që lidh telekomunikacionin midis Suedisë dhe Letonisë.

Një muaj më herët, në një tjetër incident, u dëmtuan kablloja elektrik “Estlink 2” dhe katër kabllo të telekomunikacionit që lidhin Finlandën dhe Estoninë.

Kjo ndodhi vetëm disa javë pasi dy kabllo telekomunikimi në ujërat suedeze u këputën më 17-18 nëntor.

Për incidentin e 25 dhjetorit dyshohet “Eagle S”, një cisternë nafte me flamurin e Ishujve Kuk, e cila besohet të jetë pjesë e “flotës së fshehtë” të Rusisë. Hetuesit dyshojnë se kabllot u dëmtuan kur cisterna i tërhoqi ato me spirancën e saj.

Të fundit

PD nesër në protestë, por me strategji në ‘ajër’! Berisha: Skenarin do e shpallim nesër

Opozita po duket më e çorientuar se kurrë në strategjitë e saj, por edhe në planifikimet politike që pretendon,...

A jeni në listë? 4 shenjat e zodiakut që hanë më shumë kur janë të stresuar

Stresi i prek të gjithë në mënyra të ndryshme, disa bëhen hiperaktivë, të tjerë tërhiqen dhe disa… e hedhin te ushqimi! Nëse ndiheni sikur...

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj mori pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e akordimit të çmimit Premio Espanol Universal 2024 për Javier...

“Ja ky…”/ Jul Deda nuk ndalet i nxjerr ‘bojën’ Gjestit , publikon videon e papritur

Gjesti dhe Bani hynë bashkë në tualet, duke rrezikuar të përfundojnë në nominim kokë më kokë. Ishte Gjesti ai që e nxiti këtë situatë, për...

Celibashi kërkon rritjen e afatit për ankim në gjykatë për votuesit e diasporës

Komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon ndërhyrje të re në kodin elektoral edhe për afatet e ankimimit në gjykate të votuesve nga jashtë për rastet kur...

Lajme të tjera

Web TV