Rama: Puna e policisë është përbaltur, meriton respekt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Raama thotë se në Shqipëri, është arritur progres në rritjen e aspektit të barazisë para ligjit.

Gjatë fjalës së tij, teksa u prezantua anketimi i financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit, Rama deklaroi se puna e policisë është përbaltur.

Sipas kreut të qeverisë, puna e policisë meriton respekt dhe mbështetje.

“Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa vendime. I vetmi shtet i qëndrushem, është ai që njerëzit janë të barabartë para ligjit. Kurrë më shume sesa sot, Shqipëria nuk ka qenë e mobilizuar për ta arritur barazinë para ligjit. Na është konfirmuar si fakt i pamohuar nga çelja e negociatave me BE, të cilat janë janë asnjë dhuratë dhe as vendimmarrje politike, por konstatim i progresit të bërë, në aspektin e nivelit të rritjes së barazisë para ligjit. Na vendos kjo nevojë përditë, përballë sfidës së rritjes së vazhdueshme të asaj niveli barazie. Duke nisur, nga çdo prind i kësaj republike, ndaje, qytetarët janë baza e sigurisë. Këshilli është një organizëm i krijuar rishtazi, vitin e shkuar, si një strukturë që i shtohet arkitekturës institucionale të sigurisë publike. Kjo hapësirë e përbashkët, është shprehje e vullnetit për të qenë në reflektim të vazhdueshëm. Meriton mbështetje pa rezervë, edhe nga qeveria në radhë të parë. Unë erdha sot këtu, sepse tema e zgjedhur, është e dobishme. Prej një dekade e pak më shumë, qeveria e Suedisë, bujarisht financon një anketim shkencor, të pavarur nga qeeveria shqiptar,e për të matur sa i kënaqur, apo i pakëanqur është publiku në raport me Policinë e Shtetit”, theksoi ai./kb

Të fundit

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë...

Berisha sfidon amerikanët: Po fitova zgjedhjet do shkrij SPAK-un!

Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha ka deklaratuar se nëse fiton zgjedhjet do të shkrijë SPAK-un, të cilin e cilësoi sërish organizatë kriminale. Berisha...

“Janë 3-4 viruse aktive”, Brataj: Është arritur kulmi i situatës gripale, duhet kujdes

Periudha aktuale mund të cilësohet edhe si sezoni i virozave. Nga Vlora, Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, ka konfirmuar se prej...

“Jemi shumë vonë për primaret”/ Berisha i përgjigjet Bardhit: Do zbatohet statuti

Kreu demokrat Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se janë shumë vonë...

Zgjedhjet/ Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

“Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të rezistojë edhe kur kanë dashur ta...

Lajme të tjera

Web TV