Seanca paraprake për Berishën/ “Partizani”, dëgjohet mbrojtja e të pandehurve të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të premte po zhvillohet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Pas shqyrtimit, gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të të pandehurve.

“Ditën e sotme është mbrojtja e Malltezit. Jamarmbër Malltezi dhe Sali Berisha nuk janë paraqitur në seancën paraprake. Do të jetë vendimmarrje e gjyqtares në seancën paraprake, nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Akuzat e ngritura:

  • Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
  • Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
  • Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.
  • Andia Pustina – Financierja, e cila kryente  operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim parash”.
  • Xhimi Begeja-Ortaku i Jamarbër Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’. Ai akuzohet akuzohet për “Pastrim parash”.

Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla./kb

Të fundit

Cili do të jetë skenari i protestës nesër? Berisha tenton të tregojë forcën në bulevard

Edhe pse i gjithë fokusi është përqendruar te zgjedhjet e 11 majit, PD duket se vijon me protestat. Sali Berisha...

Diaspora socialistët në gjuetinë e 84 votave! Peleshi: Nuk do pranojë kushtin e Berishës

Kushti i vendosur nga Partia Demokratike për të lejuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë me dokumente identifikimi të huaja...

“Vetën shan, ofendon e ulëret gjithë kohës”/Debat me tone të larta mes Eglit dhe Valbonës

Egli dhe Valbona vazhdojnë debatet me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli e kritikoi se e bezdis gjatë gjithë kohë, ndërsa Valbona...

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë se Shqipëria ende nuk është...

Berisha sfidon amerikanët: Po fitova zgjedhjet do shkrij SPAK-un!

Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha ka deklaratuar se nëse fiton zgjedhjet do të shkrijë SPAK-un, të cilin e cilësoi sërish organizatë kriminale. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV