Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten tek qendrat gjigante të të dhënave dhe mikroqarqet më të fundit. Dhe ata thonë se kanë nevojë për më shumë para – për të paguar për më shumë energji dhe mikroqarqe më të fuqishëm.

Tani hyn në skenë kompania DeepSeek.

Kompania e re kineze ka krijuar një sistem të inteligjencës artificiale që përputhet me rezultatet e atyre të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Por DeepSeek thotë se krahasuar me kompanitë amerikane, ajo shpenzoi shumë më pak para dhe përdori më pak fuqi kompjuterike për të prodhuar sistemin e saj.

Pasojat e këtij njoftimi u ndjenë nga të gjitha kompanitë amerikane të teknologjisë. Aplikacioni i kompanisë kineze DeepSeek u ngjit në vendin e parë në klasifikimin e aplikacioneve të kompanisë Apple. Çmimet e aksioneve të firmave të teknologjisë amerikane ranë. Dhe kjo u vu re edhe në Uashington, ndërsa Shtetet e Bashkuara gjenden në një garë të ashpër me Kinën për inteligjencën artificiale.

“Prezantimi i inteligjencës artificiale nga kompania kineze DeepSeek duhet të jetë një thirrje alarmi për industritë tona, se duhet të jemi të përqendruar maksimalisht për të konkurruar për të fituar”, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kontrolle të ashpra të eksportit për të ndaluar hyrjen në Kinë të mikroqarqeve të nivelit më të lartë. Kompania DeepSeek pretendon se puna në kushtet e kufizimeve, e ndihmoi të gjente zgjidhje më të lira.

“Është një risi me kosto të ulët dhe kursimtare, që është shumë më e shpejtë dhe shumë më pak e kushtueshme. Si e tillë, ka potencialin për të zënë vend shumë më gjerë”, thotë profesori Olaf Groth, nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley.

Lexo edhe :  Elon Musk merr kontrollin e pagesave të Thesarit të SHBA-së

Arritja e kompanisë kineze DeepSeek u ndje ndër kompanitë amerikane të teknologjisë edhe në një aspekt tjetër – fakti që mbështetet në teknologjinë me burim të hapur, e cila shpërndahet dhe përdoret nga programuesit nëpër firma dhe vende të ndryshme.

Kjo është një përqasje e ndryshme nga ajo e kompanive të mëdha të inteligjencës artificiale, siç është OpenAI, Microsoft dhe Google, të cilat e mbajnë sekret punën e tyre.

Por dy vite më parë, Meta, kompania mëmë e platformës Facebook, publikoi kodin për programin e saj për inteligjencën artificiale, Llama, në mënyrë që të përdoret edhe nga palë të tjera.

Kompania kineze DeepSeek përdori programin Llama për të trajnuar modelet e saj të inteligjencës artificiale dhe më pas e bëri të disponueshme teknologjinë e saj për komunitetin që punon me materialet me burime të hapura.

“Komuniteti që punon me burimet e hapura beson me forcë se burimi i hapur është një mënyrë shumë e nevojshme, sepse demokratizon, si të thuash, krijimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale me kosto më të ulëta”, thotë profesori Groth.

Disa vëzhgues thonë se futja në garë e kompanisë kineze DeepSeek vë në pikëpyetje efektivitetin e politikave të deritanishme amerikane për inteligjencën artificiale. Presidenti Donald Trump ka thënë se do ta bëjë inteligjencën artificiale një përparësi./VOA

Të fundit

Vatikan, rumuni hyn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe rrëzon gjashtë shandanë

Një incident i rëndë u shënua një ditë më parë në Bazilikën e Shën Pjetrit, Vatikan. Një person me origjinë runmune...

Viti 2025 nis mbarë për turizmin, në janar 560 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë

Viti turistik nis i mbarë për Shqipërinë teksa për muajin janar shënohen 14.5% më shumë turistë se një vit më parë. Sipas ministrisë së Turizmit...

Zgjedhjet në Kosovë/ Radha e sovranit

Flaka Surroi Ende pa u bërë tri javë qëkur e dha betimin si kryetar i Amerikës, Donald Trump ka marrë një sërë vendimesh që, pa...

Vlorës i ngec Sahati, akrepat kanë ‘ngrirë’ prej 30 vitesh!

Dikur, jehona e sahatit të Vlorës ishte si një dirigjent i padukshëm që drejtonte ritmin e qytetit. Tregtarët hapnin dyqanet me ‘tik-tak’- un e...

Protesta e opozitës/ Meta thirrje qytetarëve nga burgu: E gjithë Shqipëria sot në këmbë!

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me një mesazh nga qelia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës që...

Lajme të tjera

Web TV