Çfarë ndodh në mendjen tonë kur e anashkalojmë vaktin e mëngjesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë herë mendojmë se ose do të “kursejmë” marrjen e kalorive nëse nuk hamë diçka në mëngjes, ose se vakti i parë i ditës nuk është aq i rëndësishëm.

Megjithatë, studimet shkencore kanë arritur në përfundime krejtësisht të kundërta.

Edhe nëse mëngjesi ynë përmban ushqime me një përqendrim më të lartë të sheqerit sesa një vakt i ekuilibruar, konsumimi i tij ndihmon trurin të funksionojë dhe përmirëson funksionin e kujtesës.

Sipas hulumtimeve personat që kanë anashkaluar mëngjesin nuk mund të mbanin mend fjalët dhe historitë që u thuheshin, në kuadër të eksperimenteve të ndryshme.

Dhe për shkak të nivelit të reduktuara të energjisë, ata ndiheshin të lodhur dhe, për rrjedhojë, nuk mund të ndjenin gëzim, edhe nëse gjithçka u shkonte mirë.

Nivelet e kortizolit në trup, të cilat janë të larta në mëngjes dhe gradualisht zvogëlohen gjatë ditës, ndikohen drejtpërdrejt nga konsumimi i ushqimit, ashtu si edhe shumë hormone të tjera.

Ngrënia e ushqimit në mëngjes ndihmon trupin të kontrollojë përqendrimin e tyre në mënyrë që të mos ndihemi të shqetësuar dhe të trishtuar.

Ndjenjat e trishtimit mund të na shkaktojnë edhe dëshirat e ndryshme që zhvillojmë kur nuk kemi ngrënë mëngjes, pasi trupi përpiqet të gjejë diku tjetër lëndët ushqyese nga të cilat është privuar.

Prandaj, ngrënia e një mëngjesi të ekuilibruar që përfshin proteina, karbohidrate dhe fibra mund të na rregullojë të gjithë ditën dhe për asnjë arsye nuk duhet të bëjmë eksperimente në trupin tonë dhe rrjedhimisht gjendjen tone emocionale./e.t

Të fundit

“Ishin të dehur”/ Detaje nga vrasja në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku...

Pse-të e betejës elektorale me SPAK dhe SHBA

Ylli Pata Nëse në panelet e televizioneve kryesore ka deklarata delirante të tipit që “non grata është hequr” apo “SPAK i janë ndalur fondet” në portalet...

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin e tij (EMRAT)

Krim brenda familjes në Tiranë. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. Mësohet se 74-vjeçari Hekuran...

Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve...

U largua nga muzika për një kohë të gjatë/ Big Basta: Më kanë dëmtuar

Episodi i radhës i “Aje bre normal” vjen me një artist të madh dhe nga më të talentuarit të tregut tonë prej shumë vitesh,...

Lajme të tjera

Web TV