Danilo sulmon Juventusin: Nuk është më një familje, ndaj vuajnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Juventusi ishte ndoshta klubi më i rëndësishëm i karrierës sime. Kam ndërtuar një histori të mrekullueshme me tifozët, lojtarët dhe qytetin, ku kam qenë shumë i lumtur për pesë vjet e gjysmë”. Këto janë fjalët e një “dashurie të plagosur” që Danilo tha në konferencën për shtyp ditën e prezantimit me skuadrën e tij të re, Flamengon.

Kohët e fundit – tha braziliani, duke iu kthyer arsyeve të largimit të tij – me ndryshimet e brendshme dhe një planifikim të caktuar, ata ndoshta e kuptuan që nuk isha i përshtatshëm, por jo për arsye futbollistike.

Kjo më shqetësoi dhe më bëri të vuaj. Që në momentin që pata këtë vështirësi, e cila nuk kishte lidhje me aftësitë e mia në fushë, kuptova se kishte ardhur koha për të kërkuar horizonte të reja, sepse kjo më bëri të vuaj shumë dhe kuptova që duhej të shkoja në një vend ku të ndihesha më mirë”.

Më pas Danilo shtoi: “Kam vuajtur shumë, nuk ia vlen të përmend emra. Unë shkrova një letër në të cilën fola nga zemra dhe që thotë shumë për atë që mendoj për Juventusin në këtë moment, të cilin e mbështes dhe do ta mbështes deri në fund të jetës sime.

Juventusi ka qenë gjithmonë për familjen, ka qenë gjithmonë për njëri-tjetrin, ka qenë gjithmonë për vëmendjen ndaj detajeve dhe aspektit njerëzor. Dhe kjo ka humbur pak në gjashtë muajt e fundit dhe besoj se rezultatet dhe ngjarjet e fundit janë kryesisht për shkak të humbjes së këtij identiteti, familjes, vëmendjes ndaj detajeve, kujdesit për anën njerëzore. Nëse i kthehemi kësaj rruge, rezultatet do të kthehen”, tha Danilo./k.k

Të fundit

“Ata e meritojnë”, Zelensky premton dhënien e mineraleve të rralla SHBA-së

Ukraina është e gatshme të plotësojë kërkesën e Donald Trump për ti dhënë SHBA përfitime të rëndësishme nga mineralet...

Zgjedhjet në Kosovë, nis votimi në përfaqësitë diplomatike

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Votimi nisi në orën 07:00 në...

‘Diaspora zgjedh Atdheun’/ PD vijon takimet, më 13 shkurt me shqiptarët në Francë

Partia Demokratike po bën gjithshka që shqipëtarët jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë, përmes takimeve me diasporën. Këtë të enjte, me 13 shkurt, demokratët...

Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

Projektligji i ri që pritet të depozitohet në Kuvend ndalon përfundimisht importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme duke rrëzuar nenin që...

Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me ‘BOKU’/ Në 2030 UBT-ja me imazh të ri

Ish-rektori i Universitetit 'BOKU' në Vjenë, Hubert Hasenhauer ishte i ftuari i radhës në Podkastin e kryeministrit Rama, së bashku me rektorin e Universitetit Bujqësor të...

Lajme të tjera

Web TV