Rama të rinjve: Mos digjni votën. Qeveria e PS do të anëtarësojë vendin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste mbajti Kuvendin e Kongresin Rinor, me qindra të rinj nga Shqipëria të cilët mbushën sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Stafetën e morën ata të parët, ku dhjetëra prej tyre u ngjitën në podium dhe morën fjalën për ta portretizuar Partinë Socialiste si të vetmen parti që u kanë dhënë shansin për një angazhim politik dhe ambicien për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I rrethuar nga të rinjtë, mori pjesë në këtë Kongres, edhe kryesocialisti Edi Rama i cili dha mesazhe elektorale kryesisht ndaj të rinjve.

Teksa shpalosi si objektiv prioritar në mandatin e katërt, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Rama u tha të rinjve se, vota për Partinë Socialiste është votë për ndryshim, tek të tjerat do gjejnë zhgënjim.

Me doza ironie foli kryesocialisti, për Partinë Demokratike por edhe për partitë e ashtuquajtura të reja, që kërkojnë ndonjë mandat mes dy partive kryesore.

Një thirrje të veçantë e kishte Rama në këtë takim, për shqiptarët në Diasporën. Ai u kërkoi të regjistrohen sa më shpejt për të votuar më 11 maj, duke u kujtuar se afati i fundit është 4 marsi, dhe për këtë, të mos kujtohen ditën e fundit./e.t

Të fundit

Këndvështrim shkencor – filozofik “mbi ardhmërinë e shoqërisë njerzore”

Nga Pёrparim Naimi -Argumentuam që Shqipëria është në rrugën e një zhvillimi kaotik – ku trendin dhe kahjen e zhvillimit...

Xheli i ngrirë i aloe verës, pse duhet ta përdorni për shëndetin

Vlerat e xhelit të Aloe Verës janë me famë. Ajo njihet si një prej bimëve më mirëbërëse në historinë e njerëzimit. Megjithatë,  ngrirja e xhelit është...

Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit’! Dy fjalë mbi ‘zbulimin’ në Leskovik

Auron Tare Pranë llixhave të Sarandoporit në Leskovik, një grup shkencëtarësh çekë zbuluan një liqen nëntokësor, që mendohet të jetë më i madhi në botë. Ata...

“Ata e meritojnë”, Zelensky premton dhënien e mineraleve të rralla SHBA-së

Ukraina është e gatshme të plotësojë kërkesën e Donald Trump për ti dhënë SHBA përfitime të rëndësishme nga mineralet nëntokësore të sajat. Presidenti i...

Zgjedhjet në Kosovë, nis votimi në përfaqësitë diplomatike

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Votimi nisi në orën 07:00 në...

Lajme të tjera

Web TV