Beyoncé ka shkruar një tjetër faqe në historinë e muzikës, duke fituar për herë të parë çmimin Grammy për Albumin e Vitit, një nga kategoritë më prestigjioze të ceremonisë.
Me këtë triumf, Beyoncé bëhet këngëtarja e parë me ngjyrë që fiton këtë çmim në shekullin e 21-të, duke ndjekur gjurmët e Lauryn Hill, e cila e kishte fituar për herë të fundit në vitin 1999 me albumin The Miseducation of Lauryn Hill. Përpara saj, vetëm Natalie Cole dhe Whitney Houston kishin arritur këtë sukses.
Çmimi për Beyoncé, e cila ka qenë e nominuar katër herë të tjera për këtë kategori, u dorëzua nga zjarrfikësit e Los Angeles, një moment simbolik dhe emocional.
“Kanë kaluar kaq shumë vite. Dua t’ia dedikoj këtë fitore Linda Martelit”, tha Beyoncé në fjalën e saj, duke iu referuar këngëtares së parë me ngjyrë që performoi në Grand Ole Opry.
Përveç kësaj, Beyoncé fitoi edhe çmimin për “Albumin më të Mirë Country”, duke u bërë artistja e parë me ngjyrë që fiton këtë kategori në historinë e Grammy-ve.
Në fjalimin e saj të pranimit, Beyoncé shprehu mirënjohjen për fansat dhe bashkëpunëtorët e saj, duke theksuar rëndësinë e pasionit dhe këmbënguljes në ndjekjen e ëndrrave, pavarësisht kufizimeve të zhanrit.
Kjo fitore e rrit numrin total të çmimeve Grammy të fituara nga Beyoncé në 35, duke forcuar më tej statusin e saj si artistja më e dekoruar në historinë e këtyre çmimeve./e.t