Gabimi i Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Justifikimi se “po na shkërrmoqin partinë, po shkatërrojnë opozitarizmin”, bëri që Sali Berisha ti rikthehej edhe njëherë kryetarllëkut të partisë. Ai nisi betejën pa kthim ndaj njeriut që e kishte provuar dhe stërprovuar nga koha e KOP-it, e bëri ministër e ç’nuk e bëri, dhe pastaj kryetar PD. Pastaj na doli se Lulzimi nuk ishte më “AS”, por “njeriu i zi i aleancave me Edi Ramën”. Beteja e Berishës, dihet se si nisi dhe bitisi. Kushdo në PD, mendonte se “Berisha është shpëtimtari, Luli na ishte zagari, ushtari, mercenari”. Partia nisi të ikte kuturru, baza e saj u përça, nderkombëtarët nisën distancimin. Kjo për faktin sepse në PD, u ririkthye me metodat e tij bajraktariste Berisha, por tani edhe “non-grata”. Ai kishte dhe ka hartuar një skenar të mirëfilltë, të cilin e zbatoi atëhere, dhe po e zbaton vazhdimin edhe sot. Në atë parti, anëtarësia e përgjumur po zgjohet, kurse oponentët e Doktorit po shtohen. Rikthimi ishte dhe mbetet gabimi më fatal i Sali Berishës. Le ti mbronte interesat e tij si të donte, por jo të rikthehej. Le të emëronte madje edhe Argitën kryetare partie, por jo të rikthehej. Rikthimi dihet se kishte pasoja për atë parti. Sot pas 34 vitesh nga krijimi i PD, ajo parti ka mbetur me ata njerëz, me ata ithtarë, e pahapur, e paemancipuar, e pademokratizuar, ku liria e mendimit dhe veprimit  brënda saj shtypet, njëlloj sikur të ishte 1995-1996, apo dhe më tej. Berisha gaboi, dhe për këtë është konshient, por nuk e lë egoja e tij, apo dhe interesi personal ta pranojë. Humbja e 11 Majit, do ti kthejë atij gjysmën e partisë së mbetur kundër. Ata që sot ngrihen dhe flasin (edhe pse deri dje nuk u dëgjohej zëri) e bëjnë për interesin e tyre, për emrin në listë. Sapo Berisha të publikojë listën, ata ikin, japin ndonjë deklaratë shtypi duke e akuzuar  atë për “frymë represive brënda partisë”, dhe shohin jetën. Partia Demokratike, mbetet parti e kryetarit, parti interesash klanore dhe farefisnore. Largimi i Berishës në 2013, dhe afrimi i Lul Bashës, dukej sikur do të sillte një “gjoja frymë të re” në atë parti. Por rezultoi se as zgjedhja e Berishës (Lul Basha) dhe aq më keq akoma, as rikthimi i ish-liderit në postin e kryetarit pas 10 vitesh, nuk mundën ta ringrinin fuqishëm  partinë e Idealeve të Dhjetorit 1990. Ajo parti tanimë i ngjet një banese të vjetër, e cila ka gjithçka  brënda  saj të amortizuar. Servilët e Berishës nuk rreshtin së thëni se “ai shpëtoi opozitarizmin, ai shpëtoi partinë, vetëm ai na kthen ne në pushtet”, etj….Ata janë shkatërruesit realë të asaj partie. Të pangopur në pasuri miliona euroshe, ata i bëjnë “temena” Berishës derisa ai, ti shërbejë xhepave të tyre. Fushata e zgjedhjeve të 11 Majit, do të tregojë haptazi para shqiptarëve, mungesën e afrimit edhe të militantëve rreth PD-së së Berishës. Shqipëria  dhe shqiptarët e 2025, janë  më europianistë në mentalitet, ndaj mendoj se rikthimi i Berishës ishte gabimi më i rëndë politik i tij. Ai thjesht u rikthye, për të qëndruar gjatë në opozitë.

Të fundit

Pret të bëhet nënë për të dytën herë, moderatorja e njohur shqiptare ‘ndez’ rrjetin

Einxhel Shkira po bëhet nënë për herë të dytë. E pritja e ëmbël asaj po i ka shumë hije. Nga disa...

Euro në nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2022 mes tensioneve tregtare me SHBA

Euro u dobësua në fillim të javës, mes shqetësimeve në rritje për përshkallëzimin e një mosmarrëveshjeje tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve...

Vrasja dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk paraqitet në seancë

Dritan Rexhepi, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, nuk është paraqitur në seancën e sotme. Avokatja e Rexhepit tha se klienti i...

Aleat hajdut

Nga Edison Ypi I vajtën Hajdutit në arrati. E gjetën te zgavra ku ishte fshehur. E morën, e lanë e shpëlanë. Ja hoqën morrat, e...

“Ata i kemi si hudhra…”, Rama ironi me opozitën: Shejtanët na motivojnë 1 mijë herë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën teksa mori pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti. Gjatë fjalës së tij...

Lajme të tjera

Web TV