Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL, Ilir Meta. I ftuar në një studio televizive, Elezi thotë se Meta është një ekstremist i majtë dhe ka pasur konflikte të papajtueshme me Partinë Demokratike.
I ftuar në një emision televiziv, Elezi thotë se nëse vijohet ende me idenë se pa Metën PD nuk vjen dot në pushtet, kjo është vrastare.
“Unë në 2018 kam thënë që kjo është vrastare për PD. Akoma të përfaqësohesh në listën me zotin Meta ca turpi është. Për një njeri që ka një fije morali është e turpshme kjo punë. Është një ekstremist i majtë, i dështuar, që ka pasur konflikte të papajtueshme me PD. E kam ndjerë të turpshme edhe në 2009 koalicionin me Metën. S’ka moral politik, s’ka sens. Nëse vazhdojmë akoma me idenë ‘pa Metën nuk vijmë dot në pushtet’, e kam titulluar kjo është vrastare sepse kjo në një farë forme i humb shpresat demokratëve. Pranon një betejë të humbur që ti nuk mund ta fitosh vetëm”, thekson Elezi./kb