Itali/ Përmbytje në Siçili, bllokohen rrugët, uji ‘rrëmben’ automjetet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në rajonin sicilian të Messinës, duke bllokuar rrugët dhe duke rrëmbyer automjete me rrjedhën e ujit. Zjarrfikësit ndërhynë me mbi 100 operacione shpëtimi, kryesisht me mjete fryrëse, për të ndihmuar banorët e izoluar në shtëpitë e tyre.

Sipas autoriteteve, në vetëm katër orë ra sasia e reshjeve që zakonisht bie për një muaj, duke e bërë sistemin e kullimit të paaftë të përballonte prurjet. Lumenjtë e dalë nga shtrati krijuan rrëke balte, duke përmbytur zonat urbane dhe duke marrë me vete makina të parkuara pranë ujërave.

Moti i keq ka prekur edhe Kalabrinë, ku kryetari i bashkisë së Catanzaros, Nicola Fiorita, i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljen nga shtëpia për të garantuar sigurinë e tyre.

Autoritetet meteorologjike paralajmëruan me kohë për rrezikun, duke ndihmuar në shmangien e viktimave. Megjithatë, situata mbetet e rëndë dhe ekipet e emergjencës janë në gatishmëri për ndërhyrje të mëtejshme./e.t

Të fundit

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Lajme të tjera

Web TV