Kanadaja hakmerret ndaj SHBA-së, vendos masa ekonomike dhe anulon kontratën me Starlink

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i provincës Ontario në Kanada, Doug Ford, ka njoftuar një sërë masash ekonomike kundër SHBA-së, pas vendosjes së tarifave për importet kanadeze. Ford ka deklaruar se nuk do të lejojë që kompanitë amerikane të nënshkruajnë kontrata pune në provincën Ontario derisa taksat e SHBA-së të jenë në fuqi.

Gjithashtu, Ford njoftoi se do të anulojë një kontratë prej 100 milionë dollarësh me rrjetin Starlink të Elon Musk, në shenjë hakmarrjeje për tarifat e vendosura nga SHBA. “Ontario nuk do të bëjë tregti me ata që janë të prirur të shkatërrojnë ekonominë kanadeze,” tha Ford në një postim në X.

Marrëveshja me Starlink, e nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, kishte për qëllim të ofronte internet për 15,000 shtëpi të izoluara. Ndërkohë, zyrtarët kanadezë ishin duke shqyrtuar vendosjen e tarifave për makinat elektrike të prodhuara nga Tesla, por kjo masë është përjashtuar nga lista e kundërpërgjigjeve./kb

Të fundit

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi...

“Ilir Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL,...

Ngjela komenton lojën e Greqisë në Shqipëri: Ata nuk kërcënojnë dot, janë tërhequr

Avokati Spartak Ngjela ndau sot (3 Shkurt) mendime për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe gjeopolitikën ndërkombëtare në lidhje me faktorin shqiptar. Ai e...

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë madje edhe në ushqimin që hamë. Ato grumbullohen në trup nga ushqimi...

Strehimi në Tiranë/ Si do funksionojë programi për kreditë dhe banesat sociale!

E dyndur nga individë e çifte të reja që kanë zgjedhur të nisin jetën në kryeqytet, Tirana ka sot jo vetëm numrin më të...

Lajme të tjera

Web TV