Klajdi Musabelliu flet për Eglin:Aktore shumë e këndshme! Po merr nga fama e Gjestit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”. Ai ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën brenda shtëpisë, por ka dhënë dhe mendimin rreth banorëve dhe çifteve që janë krijuar aty brenda.

Pyetje-Përgjigje:

Pyetje- Çfarë mendon se të penalizoi?

Përgjigje- Të qenurit unë, pa skenar, pa strategji. Thashë do hyj duke qeshur, do dal duke qeshur. Nuk u përfshiva shumë në këto pseudo-debatet apo pseudo-lidhjet për të qëndruar më shumë. Pak e ndjeva që mund të dilja. Kisha një shpresë që të qëndroja dhe pak. Mendova se G-Bani do ia fuste prapë kot. Siç kam qenë jashtë, kam qenë aty brenda. Më ka ardhur pak keq për atë shpërthimin me G-Banin por ja që ndodhi. Për mendimin tim G-Bani duhet të kishte dalë kohë më parë, është djalë me fat, publiku e ka pëlqyer, por nuk e ka shfrytëzuar si mundësi.

Pyetje- Si ka qenë raporti yt me Rozanën apo Valbonën që e njihje dhe nga jashtë?

Përgjigje- Valbonën e njihja pak nga jashtë. U përpoqa ta mbaj pak me hatër, por me lojën që po bën nuk jam shumë dakord. Nuk e di çfarë po bën me lojën e saj, por më vjen keq se është dhe vajzë, kam motra vetë. Kur flet nuk i përpunon mirë gjërat. Më ka thënë “kur të shkosh në lagje ec anash se do të shtyp me makinë.” Sa për Rozanën, një artist nuk është ashtu siç është ajo. Edhe Bona ka filluar ta imitojë, i kreh bishtin. Aty është garë gënjeshtrash që ia paraqesin publikut.

Pyetje- Po për çiftet brenda shtëpisë çfarë mendimi ke?

Lexo edhe :  Egla ironizon Gjestin: Vish një palë pantallona mo burrë

Përgjigje- Me sa kam parë unë aty brenda, nuk kam parë dashuri. Dy persona të dashuruar nuk rrinë ashtu. Shikoja frikë, pasiguri në sytë e tyre, aspak të dashuruar. Egli është një aktore shumë e këndshme. Gjestin nuk e njihja, aty brenda më folën për të. Gjesti po kënaqet, nuk e vret mendjen, Egli po merr nga fama e tij. Lidhjen po e shfrytëzon maksimalisht./E.T

Të fundit

Elbasani mirëpret ‘Ditën e Verës’ me koncert, qindra qytetarë në shesh për të festuar

Elbasan ka mirëpritur mbrëmjen e sotme (13 shkurt) ‘Ditën e Verës’ me një koncert që është organizuar në sheshin kryesor të...

Ish-bosi i mafias franceze qëllohet për vdekje në autostradë

Një ish-bos i mafias vdiq sot pasi u qëllua në makinën e tij në mes të një autostrade pranë qytetit francez, Grenoble, thanë sot...

“Shpresoj të kem marrë një mësim këtë herë”,reagon Egli Tako:Nuk jam në spital psikiatrik

Ish banorja e Big Brother VIP Egli Tako ka reaguar në një postim të gjatë në profilin e saj në Instagram, ku ka shpjeguar...

Historia e dashurisë me Bradley Cooper, Gigi Hadid rrëfen se si u njoh me aktorin

Modelja Gigi Hadid zbuloi së fundmi se si ajo dhe Bradley Cooper filluan të takoheshin, duke vënë në dukje se pavarësisht publicitetit që të...

KPA rikthen në detyrë prokuroren Merita Selimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 12 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores se Lushnjës, Merita Selimi. Vendimi...

Lajme të tjera

Web TV