Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana habit me deklaratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka hyrë në një periudhë tensioni dhe përplasjeje pas dasmës që u zhvillua mes Jozi-t dhe Loredanës.

Megjithatë, dasma e tyre nuk ka kaluar pa probleme, pasi një debat i ashpër ka shpërthyer mes Gjestit dhe Gertës. Gerta ka hedhur dy herë birrë në fytyrën e Gjestit, duke ndezur shumë reagime mes banorëve të shtëpisë.

Për shkak të situatës, Gjesti u detyrua të largohej nga shtëpia për të marrë mjekimin e nevojshëm, por u rikthye pas pak orësh.

Kur ai u kthye, kërkoi nga banorët të dinte se çfarë kishte ndodhur në mungesën e tij.
Në mes të këtij zhvillimi, Rozana vendosi të ndajë me Gjestin diçka që Loredana i kishte rrëfyer për jetën e saj.

Ajo e informoi Gjestin se Loredana është e kurorëzuar dhe e ndarë nga partneri i saj, por ende figurativisht e martuar. Kjo ka shtuar edhe më shumë mister dhe dinamika interesante në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Pjesë nga biseda:

Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt

Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni

Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana

Gjesti: Është e martuar?

Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë

Gjesti: Jo moj

Rozana: Po me partnerin e saj, me të cilin është ndarë

Gjesti: Kurorëzim në letra

Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet

Livia: Thuaj sa burra ke

Gjesti: S’ka mëshirë/     S,M

Të fundit

Berisha prezanton programin e qeverisjes për Infrastrukturën

Gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për infrastrukturën dhe transportin, kryetari i PD e ka cilësuar aeroportin e Vlorës,...

Donatella largohet nga “Versace” pas 27 vitesh, ja kush ja zë vendin

Donatella Versace, pas 27 vitesh suksesi të madh në Versace, ka vendosur të largohet nga posti i drejtoreshës kreative të shtëpisë së themeluar nga...

Pse nuk je në listë?/ Hajdari: I kërkova Berishës të mos jetë kandidat për kryeministër

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhje me mungesën e saj në listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo...

Zhgënjimi dhe shkatërrimi

Nga ARTUR  AJAZI Sali Berisha, sërish i zhgënjeu dhe preu në besë më besnikët, më kontributorët, më të përkushtuarit. Ai i la jashtë listave të...

Treni përplaset me furgonin, 8 të vdekur dhe 12 të plagosur

Të paktën 8 persona u vranë dhe 12 u plagosën pasi përplasjes së një treni me një furgon ë Egjiptin verilindor. Aksidenti ndodhi kur fugoni...

Lajme të tjera

Web TV