Rama jep LAJMIN: Në shkollat 9-vjeçare do të fusim edhe ushqimin e drekës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se një ndër projektet e reja në Bashkinë e Tiranës, do të jetë nisma për ofrimin e ushqimit të drekës në shkollat 9-vjeçare.

Sipas Ramës, ky është një program që synon të ndihmojë familjet dhe të krijojë një komunitet më të fortë social mes fëmijëve. Ai u shpreh se një nismë e tillë do të lehtësojë jetën e prindërve, duke shtuar se kjo do të ndihmojë edhe në aspektin financiar familje të cilat kanë vështirësi financiare.

“Do vëmë në jetë dhe projektin më të ri të përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës.

Dhe të krijojmë mundësinë për të pasur më shumë komunitet, në sensin më shumë jetë të përbashkët edhe sociale mes fëmijëve, për të pasur më shumë aktivitete që prindërit në momentin që lënë fëmijën në mëngjes në shkollë, të mos e kenë kokën mbrapa dhe të mos detyrohen pastaj, të merren vesh me njëri tjetrin, kush do e lërë punën për të shkuar për ta marrë fëmijën për ta çuar në shtëpi etj, etj, po të bëjnë punën e tyre me orë të plota dhe nga ana tjetër patjetër dhe për të lehtësuar nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që nuk e kanë shumë të lehtë jetën e tyre të përditshme ekonomike”, theksoi kreu i qeverisë./    S,M

Të fundit

Arrestohet këngëtari i njohur grek, tentoi të largohet nga postblloku i policisë

Kristos Mastoras, këngëtari i njohur u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur. Sipas burimeve policore të cilave iu...

RAI zbulon çudi në llogaritë e Inter: “Presion që të mos përjashtohej nga kampionati”

Zbulimet mbi Inter kanë hapur diskutime të reja: rrëfimi i ngjarjeve financiare të zikaltërve po bëhet gjithnjë e më kompleks me shtimin e disa...

Çfarë ndodhi? KPK rikthen në detyrë gjyqtarin e njohur (Emri)

Vettingu i KPA-së rikthen në detyrë gjyqtarin e shkarkuar të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj dhe prish në këtë mënyrë vendimin e shkallës...

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA-së, vendos masa ekonomike dhe anulon kontratën me Starlink

Drejtuesi i provincës Ontario në Kanada, Doug Ford, ka njoftuar një sërë masash ekonomike kundër SHBA-së, pas vendosjes së tarifave për importet kanadeze. Ford...

Deklarata e fortë e Sulës: Nëse PS fiton sërish, do të largohem nga vendi

Ilir Meta përflitet se do të ketë një vend të sigurt në listën e sigurt të PD për deputetë në zgjedhjet e 11 majit....

Lajme të tjera

Web TV