Aktorja koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, sipas disa raportimeve. Aktorja e cila u dallua për rolin e saj në “ Lojë me kallamar”, pati një karrierë të gjatë në aktrim.
Në serialin e Netflix, Lee Joo-sil ajo luajti Park Mal Soon, nëna e Hwang Jun-ho (Wi Ha-joon) dhe njerka e Front Man (Lee Byung-hun). Aktorja u shfaq në episodet e para të sezonit të dytë, që u publikua dhjetorin e kaluar.
‘Squid Game’ actress dies three months after cancer diagnosis at age 81 https://t.co/ULxNPAdxQX pic.twitter.com/JFNlsnY4tf
— New York Post (@nypost) February 2, 2025
Mediat koreane raportojnë se ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 1993 dhe pavarësisht parashikimeve të tmerrshme të mjekëve, ajo arriti të mbijetojë. Në vitin 2023, ajo deklaroi: “Ne të gjithë bëhemi më të fortë kur përballemi me një krizë. Nëse heq dorë nga gjithçka, bëhesh i pafuqishëm”.
Lee Joo-sil ka lindur në vitin 1944 dhe ka filluar karrierën e saj të aktrimit në vitin 1964. Sipas Daily Mail, varrimi i saj do të bëhet më 5 shkurt./k.k