“Berisha do humbasë, por s’do e lëshojë PD-në”, Kadilli: Opozita në krizë të thellë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli i quan teatër Primaret e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Një falsitet që sipas tij nuk e ndryshon realitetin e sondazheve, humbjen e qartë të opozitës në gjendjen që është aktualisht, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Por duke folur në një studio televizive, ai parashikon se edhe pse do humbasë, Berisha nuk do e lëshojë PD-në. Kurse për partitë e reja politike të sapokrijuara, kujton se kanë një problem madhor, “delirin e madhështisë së kryetarëve të tyre”, që tani “zihen për mikrofonin dhe radhën e të folurit”.

“Këto Primare nuk përcaktojnë se kush do jetë deputet, por janë falsitet për të legjitimuar pjesëmarrjen në zgjedhje, nga e cila zoti Berisha do bëjë listën pëfundimtare. Është gënjeshtër kush thotë se janë Primare, nuk janë. Protestat janë pozitive dhe unë i mbështes dhe i kam mbështetur. Por nuk duhet fokusuar vetëm te protesta. Primaret janë teatër i Berishës dhe ai do bëjë listën që do. Por protestat bëhen vetëm për një qëllim, për të krijuar entuziazëm fals dhe mbuluar të vërtetën. PD ka dalë nga misioni i opozitës. Denoncimin e bën dhe media dhe opozita nuk duhet të mjaftohet vetëm aty. Nuk duhet të mjaftohet vetëm te premtimet, por edhe te alternativa. Apo opozita që zihet me njëra-tjetën, partitë e vogla që zihen për mikrofonin”, thotë Kadilli.

Ish-deputeti mendon se Berisha tashmë e ka mbaruar misionin e tij, ka dështuar dhe se do i humbasë zgjedhjet, por e parashikon se edhe pse do humbasë më 11 Maj nuk do e lëshojë PD-në.

“Nuk sjellin asgjë të re, as me protestë dhe as me zgjedhjet në parti. Berisha ka dështuar me protestat, pjesëmarrja e ulët dhe vijon e ulet më tej. Ia la partinë Bashës si ato rrapat e vjetra, që dikur lihej fëmija aty dhe pastaj vinte e merrte babai. Këto janë mashtrime të rënda dhe dështim. Duket që te sllogani, “është radha jonë”. Çfarë do të thotë kjo? Pasi e vodhën socialistët, tani e kanë radhën për të vjedhur demokratët? Berisha tradhtoi opozitarizmin. Berisha do i humbasë zgjedhjet dhe do mbetet kryetar i PD”, thotë ai.

Lexo edhe :  Pas Sali Berishës, edhe Monika Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK!Deputetja e PL-së në SHBA

Më tej apelon vetëm për bashkim nëpërmjet ndryshimit të lidershipit. Vetëm bashkimi i të gjithë opozitës, përfshi edhe partitë e vogla, mund të krijojë një realitet të ri.

“Besimi se duke mos ndryshuar opozitën do rrëzoni Ramën, është falsitet. Ndaj them që të ndryshojë opozita, një opozitë e bashkuar. Nga Arlind Qori dhe deri te lidershipi i PD. Por realiteti është se ka tre realitete opozitare: PD, partitë e vogla të vjetra opozitare dhe mozaiku i partive të vogla e të reja, kopjo e të keqes, kryetarë partie që zihen për mikrofonin dhe dalin e debatojnë me njëri-tjetrin, kur debatin e kanë me Ramën. Por egoja, deliri i ka mbytur, edhe vetëkënaqësia, sëmundje e vjetër politike. Por këta e dinë se s’janë në lojë dhe shpresojnë se do hyjnë, thonë hajde ta provojmë, ambicie për karrierën e tyre. Ndaj e quaj tradhti të misionit opozitar. PD është e braktisur, më larg se kurrë qytetarëve, më larg se kurrë opozitarëve. Gjithmonë e kam thënë dhe e them për të mirën e PD dhe opozitës, duhet bashkim, madje edhe Basha e Berisha të bashkoheshin kohë më parë, por po shohim se Basha po bën parti, e bëri edhe me zotin Alibeaj”, analizon ai.

Edhe pse është pesimist, Kadilli beson se po të bashkohen, ka kohë për të ndryshuar gjendjen, vetëm nëpërmjet bashkimit të faksioneve.

“Ka mbetur fare pak kohë, por përsëri ka mundësi për bashkim. Bashkimi nuk bëhet duke iu nënshtruar Berishës, por me modelim të ri. Unë jam për një bashkim të këtyre fraksioneve opozitare në një, të heqin nga vetja për të mirën e opozitës. Të ndryshojmë vendin dhe të mos e lëmë në dorë të Edi Ramës”, përfundon ish-deputeti./    S,M

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV