Berisha në Kongresin e CDU-së në Berlin/ Kreu i PD publikon pamje nga takimet me zyrtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar foto nga takimet e tij me zyrtarë evropianë, gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin.

Gjatë vizitës, Berisha u takua me Kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst, ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe deputetin e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein.

Gjithashtu, ai zhvilloi takime me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner.

Kjo shënon vizitën e parë jashtë Shqipërisë për Berishën që nga heqja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Për këtë udhëtim, ai mori leje nga SPAK, pasi vijon të jetë nën hetim nga autoritetet shqiptare./e.t

Të fundit

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...

Gripi, ISHP: Kalon piku/ Mjekët: Në shkurt, 2 mijë raste më pak se javën e kaluar

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shendetit Publik kurba...

Kredi të lehtësuara për strehim, Bashkia Tiranë publikon listën e fituesve

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti. Sipas njoftimit zyrtar, 2,337 aplikime janë...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Lëkundje sizmike janë regjistruar mesditën e kësaj të marte në vendin tonë. Një tërmet është regjistruar në qytetin e Pukës, fatmirësisht pa dëmë në njerëz...

E dhimbshme/ Ish-banori i BBV humb njeriun e zemrës (Foto)

Visar Dermaku, i njohur për publikun si Gani Gërmia, ka shpërndarë një lajmi të trishtuar në rrjetet sociale. Ai ka njoftuar se ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV