“Buxheti për fushatën”, Celibashi: Në interes të partive politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje mbi procesin e regjistrimit të shqiptarëve të diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke treguar numrin e kërkesave, atyre të regjistruar dhe kërkesave të refuzuara.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi njoftoi se gjithsej 116,190 qytetarë kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar për të votuar, ndërsa 86,570 prej tyre janë miratuar dhe janë përfshirë në listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë. Ndërkaq, 25,401 qytetarëve u është refuzuar kërkesa për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ai gjithashtu informoi se numri total i kërkesave ka arritur në 140,796, duke përfshirë edhe ato të shumëfishta nga individë të ndryshëm.

Celibashi theksoi se KQZ ka kërkuar nga Kuvendi miratimin e buxhetit për partitë politike, në mënyrë që ky fond të mund të disbursohet disa ditë para nisjes së fushatës zgjedhore.

“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të miratojë buxhetin për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Ky buxhet do u vijë në dispozicion subjekteve politike shumë ditë para nisjes së fushatës zgjedhore. Por përsa i përket votimit nga jashtë, aty kemi të dhënat më të fundit në lidhje me procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Janë 116 mijë e 190 zgjedhës që kanë bërë kërkesë për regjistrim. Pra zgjedhës unikë, jo kërkesa. Ky është numri i atyre që kanë paraqitur kërkesë. 140 mijë e 796 është numri i kërkesave, që do të thotë se disa prej këtyre zgjedhësve kanë paraqitur më shumë se një kërkesë. Janë 86 mijë e 570 zgjedhës të cilëve iu është miratuar kërkesa për të qenë në listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë.

Ndërsa zgjedhës që u është refuzuar kërkesa për të qenë në listën e zgjedhësve është 25 mijë e 401. Shifra prej 49 mijë e 959 është numri i kërkesave të refuzuara, pra aty përfshihen edhe rastet që iu është refuzuar më shumë se një herë kërkesa”, tha Celibashi./   S,M

Të fundit

Celibashi kërkon thjeshtim të regjistrimit të emigrantëve, ja propozimi i ri

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka menduar ta thjeshtojë platformën e regjistrimeve për emigrantët. Prova e adresës për ata që janë...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të...

Gripi, ISHP: Kalon piku/ Mjekët: Në shkurt, 2 mijë raste më pak se javën e kaluar

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shendetit Publik kurba...

Kredi të lehtësuara për strehim, Bashkia Tiranë publikon listën e fituesve

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti. Sipas njoftimit zyrtar, 2,337 aplikime janë...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Lëkundje sizmike janë regjistruar mesditën e kësaj të marte në vendin tonë. Një tërmet është regjistruar në qytetin e Pukës, fatmirësisht pa dëmë në njerëz...

Lajme të tjera

Web TV