Kërkesa e PD për votimin e emigrantëve pa mjet identifikimi, Gjikondi: Berisha synon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar kërkesën e opozitës për të lejuar votimin e emigrantëve pa një mjet identifikimi shqiptar, duke e konsideruar këtë një veprim të antiligjshëm dhe antikushtetues.

Gjikondi theksoi se kartat e identitetit dhe pasaportat janë mjetet e vetme të ligjshme për të verifikuar kombësinë dhe identitetin e një shtetasi, dhe se votimi pa këto dokumente është i pamundur dhe i papranueshëm.

Gjikondi e vlerësoi këtë kërkesë si një tentativë për të bllokuar procesin e votimit të diasporës dhe e lidhur me interesat e Sali Berishës, i cili, sipas saj, po përdor këtë çështje për të thelluar humbjen e tij në zgjedhje.

Juristja shtoi se Berisha ka vënë re se mbështetja nga diaspora është e dobët dhe se, përmes kësaj kërkese për votim pa mjet identifikimi, po përpiqet të sabotazhonte procesin zgjedhor. Sipas saj, kjo është një lëvizje dinake për të penguar realizimin e votës së diasporës dhe për të shkaktuar kaos në procesin zgjedhor.

Ajo e quajti këtë një përpjekje për të dështuar votimin e diasporës, duke theksuar se Berisha nuk e dëshiron këtë votë dhe po bën gjithçka për ta bllokuar./    S,M

Të fundit

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Për herë të parë në 35 vite, në Elbasan nuk pati asnjë vrasje gjatë 2024-ës

Për herë të parë në 35 vite, gjatë 2024-ës në Elbasan nuk ka pasur asnjë vrasje. Ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir...

Mbyllja e USAID nga miliardieri Elon Musk, shpërthejnë protestat në SHBA

USAID është targetuar për mbyllje nga miliarderi Elon Musk, i cili është ngarkuar nga presidenti. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i cili...

Tifozët e Besiktas brohorasin emrin e Ernest Muçit, sulmuesi i befason me super gol

Ernest Muçi shënoi një gol magjik sot, ndërsa Besiktas fitoi përballë rivalëve të Kirklarelispor. Sfida pati vlerë për raundin e dytë në Kupën e...

Lajme të tjera

Web TV