Milaim Zeka: Nuk më lidh asgjë me Prishtinën! Tirana është qyteti i dashurisë sime!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Milaim Zeka ka rrëfyer me emocion dhe nostalgji, lidhjen e tij me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë.

Edhe pse banon në Kosovë, Milahimi tregon se Tirana është qyteti i tij i dashurisë, ku njohu bashkëshorten dhe këtu ka krijuar gjithë rrjetin shoqëror.

“Tirana është qyteti i dashurisë sime, i lotëve të mi. Stokholmi është qyteti i qetësisë sime shpirtërore, ndërsa Prishtina është qyteti i mallit, për të cilin më ka marrë malli.

Meqenëse unë jam arratisur nga Drenica, vendlindja ime shumë i ri, në vitin 1982 dhe pastaj asnjëherë nuk kam mundur t’i vizitoj as prindërit e mi, e as Drenicën, mua nuk më lidh asgjë me Prishtinën.

Çdo gjë më ka lidhur dhe më lidh me Tiranën.

Miqtë e mi krijues, artistë, shkrimtarë, gazetarë, i kam pasur këtu. Edhe nusen e kam nga Tirana. Fëmijët e mi, katër gocat që kanë lindur në Suedi, janë të lidhura shumë me Shqipërinë.

Edhe brenda mureve të shtëpisë në Stokholm unë ua pata ndaluar të flasin suedisht apo anglisht, vetëm shqip. Ato zotërojnë sot 5 gjuhë të huaja, edhe në mesin e asaj që unë e kam quajtur tempulli i shenjtë, është gjuha shqipe”,  tha Zeka në Dekalog./    S,M

Të fundit

Temperatura deri në 34 gradë Celcius, si parashikohet moti për sot

Vendi ynë edhe këtë të premtë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet...

“Përbindëshi i Detit Bohai”, ja çfarë mund të bëjë ekranoplani i ri i Kinës

Ekspertët e kanë quajtur atë Përbindëshi i Detit Bohai, sipas detit me të njëjtin emër që përshkon bregdetin verilindor të Kinës, ku thuhet se...

Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar nisjen e një vizite zyrtare...

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar nga Lidhja e Kombeve, me...

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha në të njëjtën kohë. Koncesioni, për...

Lajme të tjera

Web TV