A e kaluam pikun e gripit? Bie kurba e infektimeve, por Tirana ende me raste të shtuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria del nga piku i infektimeve nga gripi. Muaji shkurt nis me ulje të sëmundshmërisë nga infeksionet respiratore dhe kryesisht nga nëntipet e gripit A, AH1N1 dhe AH3N2.

Instituti i Shëndetit Publik raporton rënien e kurbës së infektimeve dhe daljen nga zona me intensitet shumë të lartë të qarkullimit të virozave respiratore.

Nga qendrat shëndetësore dhe spitalet raportohen një mijë raste më pak se java e fundit e janarit, e cila shënoi kulmin e qarkullimit të gripit me mbi 23 mijë raste në javë.

Edhe pse kemi hyrë në një aktivitet normal të gripit, fëmijët dhe të moshuarit janë grupmoshat më të prekura, shpesh edhe me rikthime të tij apo mbivendosje virozash.

Urgjencat dhe shtretërit në spitale vijojnë me kapacitete maksimale për shkak të agresivitetit të gripit sezonal, por edhe komplikacioneve që shkakton te të sëmurët kronikë, deri në intubime.

Tirana është qyteti me qarkullimin më të madh të gripit në këtë periudhë, ndjekur nga Durrësi dhe Gjirokastra./    S,M

Të fundit

Zhgënjimi dhe shkatërrimi

Nga ARTUR  AJAZI Sali Berisha, sërish i zhgënjeu dhe preu në besë më besnikët, më kontributorët, më të përkushtuarit. Ai...

Treni përplaset me furgonin, 8 të vdekur dhe 12 të plagosur

Të paktën 8 persona u vranë dhe 12 u plagosën pasi përplasjes së një treni me një furgon ë Egjiptin verilindor. Aksidenti ndodhi kur fugoni...

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2

Namir Lapardhaja Foltorja e parë filloi si një reagim personal i Sali Berishës dhe familjes së tij biologjike, kundër “non gratës” amerikane dhe britanike. Epitafi...

Pak metra nga tragjedia,gabimi i një fillestari mund të kishte përplasur avionin në Angli

Një avion pasagjerësh ishte pak metra larg përplasjes me një helikopter mbi aeroportin Stansted të Londrës. Avioni i kompanisë “Ryanair” kishte 178 pasagjerë në bord...

6 shenja shëndetësore që veshët tuaj mund të zbulojnë për trupin

Më shumë se 5% e popullsisë globale vuan nga humbja e dëgjimit në një nivel që kërkon rehabilitim. Problemet me dëgjimin nuk janë gjithmonë...

Lajme të tjera

Web TV